Tiranës “i humbasin” stola e trotuare/ KLSH: Situacionet ndryshe nga terreni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një trotuar në atë që quhet Pylli Orbital ndërmjet rrugëve “Dervish Luzha” dhe “Ali Beshiri” supozohet të jetë me një gjatësi 720 metra.

Por kur Audituesit e Kontollit të Lartë të Shtetit shkuan në terren për të bërë matjet, ndryshe nga situacioni rezulton vetëm 230 metra. Pra gjatësia është 490 metra më pak se gjatësia e situacionuar.

Ky është vetëm një disa rastet e çuditshme që KLSH ka konstatuar gjatë auditimit të Drejtorisë së Pastrimit dhe Gjelbërimit në kryeqytet që ndoshta nga vlera monetare mund të duken modeste por janë para publike të shpenzuara pa efikasitet.

Kështu si mungesa e këtij trotuari KLSH ka konstatuar më pak stola në terren sesa është raportuar, më pak lulishte apo punime të tjera që janë detyrim i kësaj drejtorie. Konkretisht KLSH ka renditur kështu konstatimet e saj.

“Diferencat e volumeve janë të argumentuara si më poshtë:

Lulishte “Ali Demi”. Zëri Spote uji. Sipas situacionit përfundimtar dhe librezave të masave sasia e këtij zëri pune është 4 copë, pas verifikimit në terren u konstatua se ky zë pune nuk është realizuar. Nga rillogaritja, sasia e këtij zëri pune është 4 copë më pak se sasia e situacionuar.

Lulishte pranë kryqëzimit të rrugës “Gjin Bue Shpata” dhe rrugës “Pjetër Bogdani”. Zëri Stola dekorativ për pushim. Sipas situacionit përfundimtar dhe librezave të masave sasia e këtij zëri pune është 4 copë, pas verifikimit në terren u konstatua se ky zë pune është realizuar me sasinë 2 copë. Nga rillogaritja, sasia e këtij zëri pune është 2 copë më pak se sasia e situacionuar.

Zëri Gardh druri 1.6x100xH80cm. Sipas situacionit përfundimtar dhe librezave të masave gjatësia e këtij zëri pune është 50 m, pas verifikimit në terren u konstatua se ky zë pune është realizuar me gjatësi 30m. Nga rillogaritja, gjatësia e këtij zëri pune është 20 m më pak se gjatësia e situacionuar. Lulishte pranë TOB.

Lexo edhe :  Izraeli vret 93 persona në Gaza, të shtëna drejt diplomatëve në Bregun Perëndimor

Zëri Sprucator spërkatës për shatërvan. Sipas situacionit përfundimtar dhe librezave të masave sasia e këtij zëri pune është 10 copë, pas verifikimit në terren u konstatua se ky zë pune është realizuar me sasinë 7 copë. Nga rillogaritja, sasia e këtij zëri pune është 3 copë më pak se sasia e situacionuar. Pylli orbital, ndërmjet rrugëve “Dervish Luzha” dhe “Ali Beshiri”.

Zëri Bordura trotuari 20x35cm të parapërgatitura. Sipas situacionit përfundimtar dhe librezave të masave gjatësia e këtij zëri pune është 720 m, pas verifikimit në terren u konstatua se ky zë pune është realizuar me gjatësi 230 m. Nga rillogaritja, sasia e këtij zëri pune është 490 m më pak se gjatësia e situacionuar. Për këtë investim rezultoi se nuk argumentohet apo justifikohet vlera prej 948,100 lekë pa tvsh / 1,137,720 lekë me tvsh, për llogaritje të gabuara nga fakti i punës së realizuar”.

KLSH ka vlerësuar se kjo situatë ka ardhur si efekt i mungesës së mbikëqyrjes së punimeve. Lidhur me situatën ka rekomanduar që Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit, Bashkia Tiranë, të marrë masat për ngritjen e një grupi pune që të analizojë dhe të nxjerrë përgjegjësitë për përdorimin pa efektivitet të fondeve me vlerë prej 1,137,720 lekë me tvsh, vlerë e cila nuk argumentohet apo justifikohet/ MONITOR

 

Të fundit

Produktet e stinës mbushin tregjet, por nuk ulen çmimet

Edhe pse prodhimet vendase të stinës kanë mbushur tregjet, kjo nuk është reflektuar në ulje të çmimeve. Produktet e shportës...

“Putinit nuk i intereson paqja”, ministri i jashtëm gjerman ngre alarmin

Sulmet e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës kërkojnë sanksione shtesë nga Perëndimi, tha ministri i jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul. “Putini nuk është i interesuar...

Papa Leoni XIV, Eric Cantona dhe Albert Camus janë kushërinj

Një faqe interneti ka gjetur në pemën gjenealogjike një lidhje (të largët) midis Papa Leonit XIV dhe ish-futbollistit problematik Eric Cantona. Por midis të...

Vlorë, mjeti lundrues pësoi defekt, policia u vjen në ndihmë dy turistëve

Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare i kanë ardhur në ndihmë dy turistëve të huaj që lundronin me një veliere, e cila kishte...

Gjakovë, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare për amanetin e Komandat Tigrit

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur sot në Gërgoc të Gjakovës, ku kanë marrë pjesë në një ceremoni të veçantë në nder...

Lajme të tjera

Web TV