Fjala dhe e vërteta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kastriot Kotoni

Arritjet dhe mosarritjet e qeverisjes socialiste u shpalosën si asnjëherë në masmediat shqiptare në këto ditë, a thua se ajo ishte në fund të mandatit qeverisës. Ndërkohë që e vërteta është se qeverisës pas fitores së zgjedhjeve në Rrogozhinë i janë rritur kuotat. Situata spontane, aspak të parashikueshme e ngritën tensionin politik të vendit. Sipas rrjedhës së ngjarjeve duhet të ishim në kulmin e diskutimeve për ecurinë e Partisë Demokratike dhe mënyrës së re të të bërit opozitë si dhe zgjedhjes së aleatëve. Kalimi i një hapi të tillë dialektik, kur nuk u bë kritika dhe as që u zbatuan rregullat e Statutit të Partisë Demokratike(Kushtetuta e Partisë) dhe u rend pas ngjarjeve të ditës tregoi edhe njëherë se kjo Parti ka probleme serioze me lidershipin e saj. Ka marrë udhëtimin e tij kreu i parazgjedhur opozitës për ta shndërruar muajin korrik si të rikonfirmuar, pa asnjë garë serioze . A ka një situatë opozicioni të fortë për krerët e opozitës, apo kanë gjetur preteks zgjedhjet në parti! Ja e zgjodhëm ish kryetarin, si një ish nxënës i plakut non-grata. E çfarë prodhon një zgjedhje e tij? Formulë e njëjtë, pa asnjë model demokracie, i mbytur në detin e dizinformacionit dhe mashtrimit pa asnjë lidhje me të vërtetën. Dikur në Shqipëri nga viti 1998 doli në qarkullim libri “Fjala” me autor Irving Wallace. Ky libër është cilësuar si një nga librat më të mirë të fund shekullit XX. Në qendër të librit është një personazh me emrin Randëll, i cili kishte një studio që ofronte shërbime në marrëdhëniet me publikun. Randëlli si një profesionist i klasit të lartë nuk iu dorëzua një shume marramendëse prej dy milion dollarësh për të shitur një produkt të fallsikuar. Për këtë ai u përfshi në kërkim të së vërtetës e cila kërkonte sakrifica deri edhe me jetën e tij dhe të personazhit tjetër Labrën. Labrën, një fallsifikator i jashtëzakonshëm për t’u hakmarrë, kishte lexuar mijëra faqe për historinë e Jezusit dhe i shiti një histori të re të sajuar nga ai vetë një profesori italian. Randëlli nuk e shiti profesionin e tij, siç bëjnë rëndom analistët dhe politikanët tanë qoftë edhe për hir të gjoja pragmatizmit. Fjala kishte nevojë për të vërtetën. E vërteta për profesionistin dhe padyshim shpëtimi nga mashtrimi i një publiku rreth miliardit. Fjala kishte fuqinë e një revolucioni mbarëbotëror, dikush kërkonte të fitonte miliona dollarë nga një profesionist i mirënjohur si Randëlli. Të përdorej emri i njerëzve të shquar e me autoritet shkencor e integritet moral nga trustet e mëdha, kjo ishte fabula. Duket si një ëndërr e largët mesazhi që përcjell ky libër, do thotë dikush në Shqipëri, sepse e vërteta sapo ka filluar të krijojë një reze shprese me fuksionimin e reformës në drejtësi dhe sinjalet që vijnë nga partnerët evropianë për integrimin me BE-në janë inkurajuese, ndaj është e pakuptimtë rezistenca e hapur apo e kamufluar që u bëhet reformave. Fjala e çdo njeriu, që e di pse ajo ka vendin e saj në sallën e tempullit të demokracisë që quhet parlament duhet të ridimensionohet e të mos i lihet shkak veprimeve verbale të pakontrolluara siç ka ndodhur rëndom në këto 30 vjet pluripartitizëm. Fjala ka të vërtetën e shpresës që po e pret një popull i tërë. A duhet të jemi po aq evropian edhe në sjelljen parlamentare apo në tubimet opozitare? Reshterët e medias, qofshin edhe me grada shkencore apo tituj besnikërie ndaj ndereve të pushtetarëve të dikurshëm, bëjnë mirë ose të heshtin ose t’i heqin maskën vetes si të paanshëm dhe objektiv. Ata së shumti u ngjajnë atyre provokatorëve të burgjeve politike në kohën e diktaturës të cilët i fusnin në birucat e të dënuarve politk dhe nuk rrinin dot pa bërë ritualin e manjakut seksual duke stimuluar me dorë organin seksual, siç shkruan në kujtimet e tija Uran Kalakula “21vjet në burg komunist”. Manjakët e fjalës janë një lloj specie që nuk e pranojnë veten jashtë lojës mediatike dhe jashtë tregut të zi të sponsorizuar nga para që vijnë era korrupsion, krim dhe politikë të ndyrë në kurriz të fateve të kombit. Këta masturbojnë me fantazinë e tyre të shthurur skena me militantë antishtetërorë me tanke e kallash si në vitin1998, pse jo dhe lëvizje guerrilje e të ndërkryer nëpër studio televizive si parashikuesit e së ardhmes presin nga sponsorët e tyre poste të pamerituara. Kujt më shumë se kurrë duhet t’i besojë publiku? Pse nuk mjaftojnë votimet? E vërteta kokëforte është e freskët. Kjo opozitë ka një rrugë shumë të gjatë për të bërë ndoshta edhe mund të lodhet e të humbasë rrugën, ose brenda llojit do jetë në dilemën e mbijetesës së saj për arsyen fare të thjeshtë, ajo ka sot për sot më shumë se dy apo tre koka drejtuesë e derisa njëri t’i bjerë gozhdës e tjetri patkojit, e ndërkohë tjetri pret si çakalli se çfarë do të lerë ujku, vate kjo punë, do të shkojë gjatë. Shqiptarët më shumë votojnë kur dikush bie në rrjetën e Spakut se t’u besojnë protestave të ish opozitarëve të përjetshëm.

Të fundit

Sipas një studimi të Harvard, ky është profesioni më “ i vetmuar”

Profesionet ligjore kryesojnë pjesën tjetër në shkallën e vetmisë sipas një sondazhi me më shumë se 1600 profesionistë amerikanë,...

Hapi zjarr drejt kryeministrit sllovak, momenti i arrestimit të agresorit

Kryeministri sllovak Robert Fico u qëllua dhe u plagos të mërkurën pasi një person ka qëlluar drejt tij disa herë me armë zjarri. Fico u...

Çfarë pritet?/ Rënia drastike e lindjeve në botë, cilat do jenë pasojat?

Donald Trump , kandidati presidencial republikan, e ka quajtur rënien e lindjeve një kërcënim më të madh për qytetërimin perëndimor sesa Rusia. Një vit...

Kush është Robert Fico, kryeministri sllovak që u plagos gjatë atentatit

Mesditën e së mërkurës, është plagosur me armë zjarri gjatë një atentati kryeministri sllovak. Ngjarja ndodhi përpara një ndërtese në qytetin qendror të Sllovakisë...

Rriten rastet e divorcit/Sociologia: Familja shqiptare në krizë, pasojat i vuajnë fëmijët

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e ka shpallur 15 majin Ditën Ndërkombëtare të Familjes. Qëllimi i kësaj dite ështe të rrisë ndërgjegjësimin...

Lajme të tjera

Web TV