Në bursë nuk ndryshon, por në Shqipëri çmimi i naftës rritet me 9 lekë për litër

Shfuqizimi i Bordit, e ka përkeqësuar edhe më shumë çmimet e karburanteve në vendin tonë, duke u shtrenjtuar pavarësisht mos ndryshimeve të çmimeve në bursë.

Në pikat e karburanteve në vendin tonë nafta po shitet për 185 lekë për litër, ndërsa benzina për mesatarisht 188 lekë.

Në krahasim me mesin e korrikut, çmimet e karburanteve janë shtrenjtuar mesatarisht me 9 lekë. Kjo në një kohë që çmimet e naftës së papërpunuar në bursë kanë mbetur thuajse të pandryshuara, ndërsa dollari, ndonëse me luhatje, po qëndron në nivelet më të ulëta historike në raport me lekun.

Ekspertët e lidhin shtrenjtimin e karburanteve me kërkesën e shtuar për shkak të lëvizjeve për sezonin veror.