Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Makthi i takimeve me njerëzit në rrugë: Më boto një shkrim në gazetë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Më ka zënë tmerri të takoj njerëz në rrugë. Është e sigurtë që 99.99 përqind e atyre që takoj, pa më dhënë dorën e pa më pyetur fare për shëndetin a për familjen, thjesht më kërkon një informacion që dihet, por që duhet konfirmuar edhe një herë drejt e nga burimi:
-A punon më në gazetë???
Deri dje u jam përgjigjur me krenari e gojën plot: PO. Sot nuk di ku ta fus kokën e si të gënjej, se thonë që fshati që duket nuk do kallauz. Sepse fill pas pyetjes së parë dhe pohimit, vjen pyetja e dytë që përsëri nuk ka të bëjë as me shëndetin dhe as me familjen: a do më botosh një shkrim?
Në vend mor jahu, ça thu ti?! Unë në bahçen e kooperativës punoj, pse mos e botoj dhe shkrimin tënd. Aty në thes me të tjerët.
Por kjo punë ka marrë përmasa të gjera. Aq të gjera sa habitem. Sepse të gjithë duan të botojnë shkrime… Nuk ka njeri të mos e ketë shkruar një shkrim sa një studim.
Ore ka njeri në këtë vend që punon si tornitor, a ka në treg ndonjë frezator, a ndonjë axhustator. Se po më duket vetja si në kohën e Rilindjes, të gjithë me laps e penë për Mëmëdhenë.
Të gjithë shkruajnë, ngrejnë probleme shqetësuese… por bëjnë dhe qoka, më së shumti. Pastaj vijnë vërdallë të gjejnë ndonjë mik në gazetë e kërkojnë me këmbëngulje t’ua botosh. Dhe jo vetëm kaq por dhe t’ua nxjerrësh në faqen e parë, përndryshe zemërohen. Dhe përsëri tek unë përplasen.
Kjo më kujton batutën e filmit “Zëvendësi i grave”.
-Me çfarë po merresh tani Maku? Me futboll. Po me kë luan? Ah jo, janë të tjerët që luajnë me mua. Unë jam topi.
Dhe mua më duket vetja si kosh. Të gjithë zbrazen tek unë për të përmbushur ambiciet e tyre. Më sjellin shkrime, si Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur, që në ëndrrën e përnatshme shihte familjarët me letrat dhe telegramet e ushtarëve të vrarë në dorë: Divizioni i Hekurt, Regjimenti Lavdia, Batalioni Alpin… Merrini ua botova. Ishte një terren i vështirë dhe shpesh bënte mot i keq…
Shkund kokën. Ç’është ky haluçinacion? Ekzibicionizëm… Ëndrra prishet. Realiteti vazhdon.
Formula, si për çudi, është e gatshme, një për të gjithë. Ndoshta e kanë lexuar në internet, se të jetë rastësi e gjitha kjo më duket si çudi. Dhe ja: ai të thotë: Shikoje një herë shkrimin, ke dorë të lirë, po qe se nuk bën mos e boto. Dhe ti nuk e boton… meqenëse ke dorë të lirë. Por pas tre ditësh ai të merr në telefon e të vë me shpatulla për muri: Si ore nuk ma botove atë shkrimin tim? Po sikur më le dorë të lirë o vëlla? Se dhe të vjen keq t’i thuash që nuk bënte se demek kishte gabime parimore. Shfryj e mundohem ca, si përfundim arrin t’ia botosh atë palo shkrim, dhe mendon se më në fund do të të bien veshët rehat. Mirëpo kush të lë? Që në mëngjes bie zilja e celularit. Mendon se po të të shqetëson për të të falenderuar. Ia vlen shqetësimi…. tek e fundit. Por buzëqeshja të ngrin në buzë.
-“Po mirë mo, kaq problem e kishte të ma nxirrje në faqe të parë?” – Ou… e pse kështu? – “Po kush e di se kam botuar një shkrim ku kam ngritur probleme thelbësore të ekzistencës… po s’u lexua emri në mëngjes kur lexohen titujt e gazetave në televizor”?.
Po kësaj çfarë t’i thuash?!
Ndihesh i turpëruar. Se nuk ia bëre nderin deri në fund atij që të erdhi tek dera.
Dhe siç e përmenda më parë, kjo është një formulë që në mënyrë uniformë e përdorin të gjithë.
Ore, unë gazetar jam. Se gazeta ka dhe redaktor, edhe kryeredaktor dhe drejtor… Janë shumë yçkëla rrugës. Ose thënë ndryshe, filtra. Pse çfarë u bëra unë? Kulti i individit. Vetë firmos e vetë vulos. Pastaj jo të gjitha shkrimet dalin në faqe të parë. “Lëre-lëre, më mirë mos të ma kishe botuar fare”. Po unë s’ta botova ore, për kokën tënde. Po ç’të të bëj që më gjete dhe mik të fortë e ma kape kokën me derë…
-Kësaj i thonë hip se të vrava e zbrit se të vrava. Si do vejë ky halli im?
-I ziu ti.
Së fundi kam ndryshuar taktikë. Kur më pyesin: “Punon akoma te gazeta” dhe kjo nuk do konfirmim, përgjigjem me kokën lart: – Po vëlla!
-Do më botosh një shkrim?
-Jo!
Shkurt dhe saktë.
Pse mo kaq të vështirë e ke? Është shkrim i mirë, flet për rendimentin e grurit, dhe për hapjen e tokave të reja, për kultivimin e panxharit. Pastaj ju çfarë nuk botoni…
Dhe ky është njëri nga modelet, se modeli i dytë është: Ti boton shkrimin e parë ai me vrap të sjell shkrimin e dytë. Dhe me një shënim të veçantë: Është e mira ta botosh që nesër. Të këput tjetri. Nuk bëhet shaka me të. Po pse me kaq axhele? Se ashtu është puna.
-Kësaj i thonë: më bëre një herë nder, të faleminderit.Të dytin do ma bësh se e ke për detyrë!
Ore nuk po punojmë me normë këtu. As nuk e mbulojmë sektorin e qokave… Pse nuk hap një gazetë tënden dhe boton çfarë të të dojë kokrra e qejfit.
Dhëmbët zbardhen.
Shaka.
-Ama shaka gjete të bësh dhe ti?!
E megjithatë një gjë ende nuk kam arritur ta kuptoj. Përse duan me se s’bën të jenë njerëz publikë, e të botojnë shkrime pa asnjë vlerë vetëm e vetëm që të jenë për ca orë në qendër të vëmendjes ku shokët e miqtë t’u dërgojnë mesazhe: Urime për shkrimin! E dëgjova në mëngjes te Bashkimi. PS: Pak më vonë do ta lexoj se tani po çoj qumështin në shtëpi.
Dhe mendoni ju se ka nge njeri të lexojë. Hiç fare.

Të fundit

A planifikohet tradhtia apo thjesht “ndodh”?

Të gjithë kemi dëgjuar dikë që të shpjegojë tradhtinë si një vendim "të nxituar të momentit" ose "paaftësi në...

Ka diçka shumë të ndryshme në lidhje me Harris kundër Trump

Nga Ezra Klein   Imagjinoni t'i thoni vetes, në vitin 2012, se vetëm tre zgjedhje presidenciale në të ardhmen Barack Obama, Dick Cheney, Arnold Schwarzenegger, Alberto...

Nuk lëvizin monedhat e huaja, euro mbetet në nivelin më të ulët në raport me lekun

Monedha e eurozonës shitet sot me 98.6 lekë. Dollari këmbehet me 90.8 lekë. Paundi britanik kap sot vlerën e 117.6 lekëve. Dollari kanadez këmbehet në tregun valutor me 66 lekë. Franga zvicerane kap vlerën e 104.7 lekëve. Dhe së fundmi...

Amerika vendos sot/ Mbi 244 milionë qytetarë i drejtohen kutive të votimit

Miliona amerikanë pritet të dalin në kutitë e votimit sot (5 nëntor) për të votuar në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës në Shtetet e Bashkuara...

2 qytetet më të rrezikuara këtë dimër për përmbytje masive! Ja cilët duhet të përgatiten!

''Ftesë në 5” programi i pasdites me tema nga aktualiteti i ditës, me qasje nga familja dhe socialja. Personazhe të momentit, të njohur e...

Lajme të tjera

Web TV