78 vjet nga hedhja e bombës së parë atomike në Hiroshima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 6 gusht të vitit 1945 gjatë Luftës së Dytë Botërore është hedhur bomba e parë atomike mbi qytetin e Hiroshimës në Japoni, e cila është pasuar nga një tjetër më 9 gusht në Nagasaki.

Bomba “Little Boy” është hedhur nga avioni B-29 Enola Gay i Flotës Ajrore të Shteteve të Bashkuara. Bomba me uranium, me forcën e 13 mijë TNT ka shkatërruar 70 për qind të Hiroshimës, duke krijuar nxehtësi prej 3.000 centigradësh.

Bomba atomike ka rrafshuar me tokën çdo gjë në një diametër prej 1.5 kilometrash, ndërsa ka shkaktuar 80 mijë të vdekur vetëm në fazën e parë dhe 140 mijë deri në fund të vitit 1945 nga djegiet dhe helmimet nga rrezatimi.

Ndërkaq, në Nagasaki, kodrat përreth qytetit kanë kufizuar përhapjen e forcës shkatërruese të bombës me fuqi 22 mijë TNT të hedhur nga një lartësi 500 metra, megjithatë rreth 70 mijë persona kanë humbur jetën në fazën e parë dhe gjysma e qytetit është shkatërruar.

Perandori i atëhershëm i Japonisë, Michinomiya Hirohito, në mesazhin e tij më 15 gusht ka deklaruar dorëzimin e vendit të tij pa kushte, duke thënë se “vazhdimi i luftës do ta shkatërronte popullin japonez”.

Siç është thënë, Hiroshima është vënë në shënjestër për shkak të bazave ushtarake, kurse Nagasaki për shkak të industrisë së rëndë. Hedhja e bombës në Nagasaki i ka dhënë fund zyrtarisht betejave që kanë vazhduar në Paqësor.

Të fundit

Rama takim me të rinjtë e Durrësit, të pranishëm dhe kandidatët e qarkut

Rama është fokusuar në votuesit për herë të parë dhe këtë radhë ka zgjedhur Durrësin për të folur për...

Rama e Berisha, të gjithë për një dhe një për të gjitha

Lorenc Vangjeli Bota e vogël shqiptare nuk do të përmbyset të nesërmen e zgjedhjeve. Si të rikonfirmohet pushteti i zgjatur i socialistëve, si të ndodhë...

Zgjedhjet/ OSBE-ODIHR takim me Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave pesonale

Dervishi e informoi Ambasadorin Zanier mbi hapat e ndërmarra nga Zyra e Komisionerit në kuadër të monitorimit të procesit zgjedhor, duke ngritur edhe një...

Inteligjenca artificiale “e etur” për energji elektrike! Kërkesa do të rritet me 125%

Përdorimi i inteligjencës artificiale ka bërë që konsumi i energjisë elektrike në qendrat e të dhënave të dyfishohet deri në vitin 2030, duke paraqitur...

Mbërrin në Portin e Durrësit anija e parë muze ‘Art Explora’, qëndron deri më 12 Prill

Mbërrin në Portin e Durrësit anija e parë muze në botë "Art Explora", e cila ofron festivalin shëtitës që lundron nëpër dete dhe oqeane...

Lajme të tjera

Web TV