E pazakontë! Influencuesi amerikan martohet me dhjetë gra njëherësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Influencuesi i rrjeteve sociale në Nju Jork, Emmanuel Lustin, 28 vjeç, dyshohet se është martuar me dhjetë gra, ndërsa ceremonia u zhvillua në plazh.

Ai e ka postuar videon në TikTok, duke mbledhur qindra mijëra shikime. Në video ai shfaqet i rrethuar me nuset e tij, të gjitha të veshura më të bardha dhe duke mbajtur në duar buqeta me lule.
28-vjeçari thotë: “Sot u martova me dhjetë gratë e mia“. Ai pohon se marrëdhënia e tyre bazohet në dashuri dhe energji pozitive, duke theksuar diversitetin e gjuhëve, personaliteteve dhe paraqitjeve në grup.

Dasma në plazh u zhvillua në një vend të pazbuluar dhe nuk njihet ligjërisht në Nju Jork, ku ata banojnë. Lustin, i cili punon si masazhues, poston përmbajtje si një masazhues sensual në platforma si OnlyFans, TikTok, Twitter dhe Instagram. Ai shfaqet duke kënaqur sensualisht klientet e tuj.
Në një intervistë në podcast, Lustin shpjegoi se fokusi i tij është të ofrojë kënaqësi për gratë, duke synuar t’u tregojë atyre trajtimin që meritojnë. Që kur videoja e dasmës u postua më 31 korrik, Lustin ka shpërndarë përmbajtje shtesë duke shfaqur gratë e tij duke marrë masazhe dhe duke shkuar në takime.

Video padyshim ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të mediave sociale dhe ka ndezur diskutime rreth marrëdhënieve, poligamisë dhe stileve të jetesës jokonvencionale në epokën dixhitale.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV