La Repubblica: Çmimet e çmendura të Italisë i sjellin më shumë turistë Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimet e çmendura në Itali largojnë turistët drejt Shqipërisë, shkruan Davide Carlucci për gayetën italiane ”La Repubblica”.

”Në radhë në terminalin e portit të Barit, mes fytyrave të emigrantëve tashmë të moshuar që kthehen në shtëpi për pushime, shfaqen çanta shpine shumëngjyrëshe, shishe uji, çanta vajzash, pajisje zhytjeje apo kapele kashte. Si edhe të bërtiturat e zakonshme të zhurmshme të grupeve italiane në pushime.

Një çift prindërish përpiqen të qetësojnë fëmijë e tyre të shqetësuar. Janë të lodhur pasi u larguan nga Roma me makinë natën për të marrë tragetin në orën 13:00. Kryefamiljari, Andrea, është 52 vjeç dhe është nëpunës.

”Italinë e kemi përjashtuar nga projektet tona pas pandemisë. Vitin e kaluar shkuam në Greqi dhe kaluam mirë. Kroacia, tani që është futur në euro, është më mirë të mos i afrohesh. Të shohim si do të shkojë në Shqipëri”, thotë ai.

Ai dhe gruaja e tij, Valentina, 52 vjeçe, e jetojnë këtë si një bast. Ata rezervuan dy javë më parë, tani janë në bordin e anijes ”Francesca” me destinacion Durrësin.

Në rrugën që dikur kishte vetëm një drejtim, ikjen nga varfëria e një populli që sapo kishte përjetuar demokracinë pas dekadash komunizmi, tani po ndodh një tjetër ”arratisje”, pak më diskrete, sigurisht më pak dramatike, por gjithsesi e shtyrë nga ekonomia.

”Pushimet në Itali janë të shtrenjta kudo. Ne shkuam në Santa Maria di Leuca para Covidit dhe çmimet ishin të larta. Kam lexuar nëpër gazeta sesi menaxherët e plazheve justifikohen këto ditë dhe më bën të qesh. Ata thonë se synojnë njerëzit më të pasur”, thekson ai.

Çifti prenotoi për vete dhe dy fëmijët e tyre 16 dhe 19 vjeç tre hotele në Tiranë, Sarandë dhe një tjetër vendndodhje në jug.

”Kemi paguar gjithsej 1 200 euro, plus 850 euro për tragetin me makinë në bord. Pak shumë, për të qëndruar në doke, por ende e përballueshme. Tani do të shohim sa do të shpenzojmë për ushqimin. Na thonë se edhe atje janë rritur çmimet por sigurisht jo aq sa në Itali”, shton ai.

Angela dhe Raffaele u larguan nga Caserta. Ajo punon në një laborator analizash, ai është punëtor në një kompani instalimesh elektrike.

”Vitin e kaluar shkuam në Polignano dhe paguam 540 euro për tre netë. Vend i mrekullueshëm. Por, këtu, me 1 380 euro mund të përballojmë nëntë ditë, dy në Tiranë, tre në Vlorë dhe katër në Sarandë, një hotel me katër yje me pamje nga deti, përveç udhëtimit me traget me makinë”, thotë ai.

Fabio organizon gara me motorë në Treviso.

”Si turist, është hera e tretë që shkoj atje dhe nuk ndalem kurrë. Shkuam në Kroaci në qershor dhe ishte tepër e shtrenjtë, pasi një kafe kushton tre euro”.

Lexo edhe :  AMA tryezë për gjuhën e urrejtjes: Sfidë jo vetëm e medias, provokon reagim emocional

Leonardo Atene, 39 vjeç nga Trebisacce, në provincën e Kozencës, bën shaka me të.

“Kam qenë nëpër botë, kam qenë me pushime kudo, tani paratë kanë mbaruar dhe po shkoj në Shqipëri””, shton ai.

Ai shkon të qëndrojë me miqtë. Sepse një tjetër pikë e fortë e turizmit italian në Tokën e Shqiponjave është se thith ajrin e shtëpisë, mes të afërmve të sapo fituar dhe miqësive të konsoliduara.

Marco Giommetti, për shembull, është një profesor i matematikës dhe fizikës nga Pesaro.

”Do të jem mysafir i Florianit, një ish-mik universitar me origjinë shqiptare që është inxhinier në Bolonja. Aty kam qenë edhe vitin e kaluar, në Shqipëri. Dhe unë isha si Zoti. Një darkë e bollshme me peshk të kushton maksimumi 25 euro, dyfishi i asaj në Itali. Dhe unë njoh gjithnjë e më shumë njerëz që po zgjedhin të vijnë këtu. Edhe mamaja ime dëshiron të blejë një shtëpi!”, shton ai.

Historia personale e Ingrid Papës, mësueses romane të pianos 36 vjeçe, përzihet me erërat që fryjnë mes dy brigjeve të Adriatikut.

”Gjyshja ime ishte italiane dhe ishte bllokuar në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Unë jam në Romë që nga viti 1992, kam ardhur me prindërit e mi dhe tani doja të merrja me vete të dashurin për të rizbuluar origjinën time, shton ajo.

Nga ana tjetër, Benjamini dhe Katherine janë doktorantë në filozofi, ai është italiano-amerikan, ajo është zvicerane nga Berna.

”Ne nuk shkojmë në det. Do të flemë në një bujtinë në Durrës dhe prej andej do të eksplorojmë brendësinë, do të shkojmë në Mal të Zi ku ka jetuar babai im”, thotë Benjamin.

Familje të tëra të shtrira në tokë kalojnë pasditen e gjatë të kalimit, dikush ka sjellë jastëkun e vet për të fjetur. Ka mbetur shumë pak në këtë anije të udhëtimeve të vjetra të bëra nga nevoja në vitet ’90.

Tani Shqipëria paraqitet si një botë ende e virgjër dhe për t’u eksploruar, por e gatshme për të qenë sfondi i dëshirave intelektuale dhe bredhjeve endacake.

Shqiptarët i mirëpresin evropianët që i pritën kur e kishin problemin se si të mbijetonin.

Ata ia kthejnë mikpritjen, por pa më shumë komplekse inferioriteti.

Fejzi Kokla është 56 vjeç dhe gjysmën e jetës e ka jetuar në Kremonese, ku punon si metalpunues.

Fëmijët e tij janë maturantë dhe njëri nga të dy, pak ditë më parë i dha nipin e parë.

”Në fillim na vinin vetëm më trimat. Dhe na thonin se ne nuk ishim si ata që u arratisën nga burgjet, ata që na dëmtuan imazhin në vitet ’90. Ata ndërtuan rrugë të reja dhe hotele. Dhe së fundi, Shqipëria njihet për atë që është. Një vend i bukur dhe i civilizuar për të shkuar me pushime”.

Të fundit

Gripi i shpendëve/Ekspertët: Rrezik i ulët për njerëzit por shkakton dëm të madh ekonomik

Gripi i shpendëve është konfirmuar në një nga fermat më të mëdha të pulave në Shqipëri, duke shkaktuar masa...

Rama paralajmëron prerje kokash në PS, kush pritet të shkojë në qeli për thika pas shpine

Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim të fortë në fundjavë, duke deklaruar se Partia Socialiste do të kalojë një proces “pastrimi” të brendshëm,...

Rama për zgjedhjet: PS, partia më e vjetër në eksperiencë dhe më e reja në energji

Kryeministri Edi Rama , në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste u ndal në zgjedhjet e 11 majit dhe...

Veliaj tregon kë mbështet më 11 Maj: Unë vetë do votoj…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur nga burgu pyetjeve të emisionit Revieë në Euroneës Albania, teksa është ndalur edhe te...

Çfarë të bëjmë gjatë marsit/Këshilla për një fillim të shëndetshëm dhe aktiv të pranverës

Mars është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë, një periudhë kur natyra fillon të ringjallet dhe energjia jonë gjithashtu mund të ndryshojë....

Lajme të tjera

Web TV