Rriten kostot e jetesës në Tiranë, ndër më të shtrenjtat në rajon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana renditet në vend të 153-të në Indeksin e Kostove të Jetesës të publikuar nga “Mercer” për vitin 2023.

Renditja e këtij viti përfshin 227 qytete në pesë kontinente dhe mat koston e jetesës të më shumë se 200 artikujve në çdo vend, duke përfshirë strehimin, transportin, ushqimin, veshjet, mallrat shtëpiake dhe argëtimin.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria është ngjitur me tetë pozicione nga viti i kaluar. Renditja fillon nga vendi më i shtrenjtë në vendin më pak të shtrenjtë.

Krahasuar me vendet e rajonit të cilat janë pjesë e renditjes në këtë indeks duket se Tirana është vendi me kostot më të larta të jetesës. Beogradi renditet i dyti në rajon pas Tiranës, si qytet më i lirë, i pozicionuar në vend të 175-të.

Ndjek Shkupi në vend të 200-të dhe me kostot më të lira në rajon rezulton Bosnje Hercegovina. Sipas të dhënave të raportit Sarajeva është renditur në vend të 203-të për vitin 2023. Mali i Zi dhe Kosova nuk janë pjesë e këtij indeksi.

Hong Kongu, Singapori dhe Zyrihu janë qytetet më të shtrenjta për punonjësit e huaj këtë vit tregojnë të dhënat e raportit, ndërkohë qytetet në Pakistan dhe Kubë rezultojnë si më të lirat.

Sipas raportit nivelet e borxhit midis shumë vendeve mbeten të larta dhe inflacioni bazë nuk ka arritur ende të normalizohet.

Po ashtu edhe luhatjet e kursit të këmbimit po ndikojnë drejtpërdrejt në pagat dhe kursimet e punonjësve që punojnë në vende të huaja duke rritur kështu gradualisht kostot e jetesës.

Në këtë indeks, por edhe në indekse të tilla të ngjashme përdoren si njësi matëse dhe vlerësuese për koston e jetesës të huajt, pasi janë më të ftohtë në vlerësim./SCAN

Të fundit

Rikthehen reshjet e shiut? Parashikimi i motit

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët...

Katedralja e Këlnit dhe udhëtimit të saj shekullor që përfundon në vitin 1880

Katedralja e Këlnit (Kölner Dom) është një nga veprat më të mëdha dhe më të famshme të arkitekturës gotike në botë, dhe sigurisht monumenti...

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu...

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për të qëndruar te Barcelona, duke...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Lajme të tjera

Web TV