TikTok me masa të reja për përdoruesit evropian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

TikTok, platforma e rrjeteve sociale me pronësi kineze, ka prezantuar një numër të veçorive të reja për përdoruesit evropian, me të cilat synon përmirësimin e përputhshmërisë me rregulloret në ardhje të Bashkimit Evropian.

Nën Aktin e Shërbimeve Dixhitale të BE-së (DSA), ByteDance-it, kompanisë pronare të TikTok, Alphabet-it e cila është pronare e Google dhe platformat e tjera të mëdha në internet do t’u kërkohet që të kontrollojnë përmbajtjen ilegale në platformat e tyre, të ndalojnë praktika të caktuara të reklamimit dhe t’i ndajnë të dhënat e tyre me autoritetet.

Por pasi që TikTok muajin e kaluar pranoi që të bënte një “stress test” vullnetar, Thiery Breton, kreu i BE-së për industri tha se duhej “më shumë punë” në mënyrë që firma të jetë tërësisht në përputhje me rregullat, raporton Reuters.

“TikTok është duke dedikuar burime të shumta drejt përputhshmërisë”, deklaroi Breton për BBC. “Tani është koha për të përshpejtuar procedurat për të qenë tërësisht në përputhje”, shtoi ai.

Gjatë së premtes, firma prezantoi masat e reja të cilat ajo i kishte marrë për t’u përputhur me rregullat e DSA, e të cilat janë: lehtësimi i raportimit të përmbajtjes ilegale nga ana e përdoruesve evropian, lejimi i ndalimit të rekomandimeve të personalizuara për video dhe largimi i reklamimit të targetuar për përdoruesit 13 deri në 17 vjeç.

“Ne do vazhdojmë jo vetëm t’i përmbushim obligimet tona ndaj rregullave, por gjithashtu do përpiqemi të vendosim standarde të reja nëpërmjet zgjidhjeve inovative”, bënë të ditur nga TikTok.

Të fundit

“Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit”, gazetari: Çfarë pret SPAK?

"Mbi 10 deputetë të PS-së janë përfaqësues të krimit në parlament". Kështu u shpreh në studion e Ditarit me...

Banka më e vjetër e Turqisë, gati të hyjë në tregun shqiptar

Brenda këtij viti, sektorit bankar në vend pritet t’i shtohet edhe banka më e vjetër e Turqisë, e krijuar që prej kohës së Perandorisë...

Trump bën deklaratën e fortë: Serbia do të niste luftë në Kosovë, unë e kërcënova

Presidenti amerikan Donald Trump, kohët e fundit po përmend Serbinë dhe Kosovën pothuajse në çdo konferencë për media, sa herë që flet për vendimet...

Putin: Rusia gati për një raund të ri bisedimesh me Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi vazhdimin e kontakteve midis Moskës dhe Kievit, pavarësisht mosmarrëveshjeve të dukshme midis dy palëve. "Ne kishim rënë dakord që do...

Klauzola më e famshme e momentit, reagon Barcelona: Do e paguajmë!

“Nëse një mundësi në treg e kërkon investimin bazuar te klauzola, Barca është gati të bëjë atë që është e nevojshme”. Kjo është deklarata e...

Lajme të tjera

Web TV