Zbulohen taktikat/ Ja “kleçka” që mund ta shpëtojë Trump nga problemet me drejtësinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Unë nuk e konsideroj veten fajtor”, tha Donald Trump të enjten në një sallë gjyqi në Uashington pasi u arrestua për herë të tretë në pak më pak se pesë muaj. Aktakuza e tretë, lidhet drejtpërdrejt me periudhën e shërbimit të tij në Shtëpinë e Bardhë dhe Ministria e Drejtësisë e akuzon atë me katër akuza për përpjekje për të sabotuar rezultatet e zgjedhjeve të 2020-ës.

“Asnjëherë në historinë e demokracisë sonë askush, veçanërisht presidenti në largim, nuk është përpjekur të përmbysë vendimin e popullit, prandaj, de fakto, nuk ka asnjë ligj që ai e ka shkelur drejtpërdrejt,” tha Barbara McQuade, një ish-prokurore federale, për “CNN”. Prandaj aktakuza është e një rëndësie kaq historike.

Megjithatë, në shpjegimin e saj të shkurtër dhe konciz, ajo theksoi ndoshta “grackën” më të madhe të gjithë historisë. Duke qenë se nuk ka asnjë ligj që Trump ka shkelur drejtpërdrejt, prokurorisë iu desh të përdorte metoda kreative ligjore për të lidhur gënjeshtrat e thënëa pas shpalljes së fituesit të zgjedhjeve me atmosferën e ndezur të Amerikës së polarizuar. Ekspertët ligjorë pajtohen se çështja e Smith është pakrahasueshme më e fortë se ajo e ngritur kundër Trump nga Alvin Bragg për pagesat ndaj yllit porno Stormy Daniels.

Megjithatë, ky rast ka të bëjë edhe me një teori ligjore që nuk është testuar kurrë para një gjykate amerikane. Vlen të theksohet se i gjithë rasti mund të shtyhet pasi procesi gjyqësor pothuajse mund të nisë në fazën kyçe të fushatës. Ekipi i Trump me siguri do t’i kërkojë gjykatës që të shtyjë gjyqin deri pas zgjedhjeve të vitit 2024, duke argumentuar se “procesi mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve”.

Të fundit

Macron: Sulmet izraelite në spitalin e Gazës, të patolerueshme

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se sulmet izraelite ndaj një spitali në Gaza që shkaktuan vdekjen e civilëve...

Netanyahu: Izraeli shpreh keqardhje për aksidentin tragjik në spitalin Nasser

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli “ndjen keqardhje të thellë” për “fatkeqësinë tragjike” që ndodhi sot në spitalin Nasser. Sipas mediave të huaja, udhëheqësi...

“Iku dhe më la jetim”, letra e Artur Zhejit për vdekjen e të atit

Pas ndarjes nga jeta të gazetarit Artur Zheji, shumë prej shkrimeve dhe kujtimeve të tij kanë rifituar vlerë të veçantë. Një prej tyre është letra...

Zjarri pranë Lagunës së Nartës në Vlorë, 4 helikopterë në terren

Pasditen e sotme një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës. Nga pamjet, tymi i dendur ka...

Joz Marku konfirmon lidhjen me Xhoana Toshin

Pas disa javësh me spekulime dhe thashetheme në rrjet, këngëtari i njohur dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Jozi ka vendosur t’i japë...

Lajme të tjera

Web TV