Analiza/ Euro, të paktën 2 milionë shqiptarë të goditur financiarisht nga pikiata e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga: Eduard Zaloshnja
Në pyetësorin e Barometrit të Sigurisë Kombëtare që hartova vjet, ishte edhe një pyetje rreth dërgesave valutore të të afërmve emigrantë drejt familjeve të këtushme. Nga anketimi rigoroz në terren, rezultoi se 53% e familjeve shqiptare merrnin dërgesa valutore nga të afërmit e tyre emigrantë.

Me një ekstrapolim të përafërt, i bie që rreth 1.4 milionë banorë të Shqipërisë të jenë dëmtuar nga rënia drastike e Euros prej mëse 17% brenda një viti kalendarik (shihni grafikun shoqërues). Për shembull, një familje që merr nga të afërmit emigrantë 100 Euro në muaj, tani i shkëmben me 100 mijë lekë të vjetër, e jo me 117 mijë lekë të vjetër, siç i shkëmbente vjet (edhe valutat e tjera kanë pësuar rënie të ngjashme me të Euros në tregun e brendshëm valuator). Për më tepër, me këto 100 mijë lekët e sotme, familjet që mbahen me dërgesat valutore të emigrantëve mund të blejnë më pak ushqime, ngaqë inflacioni i çmimeve të ushqimeve është rritur po aq sa ç’është ulur vlera e dërgesave valutore që ata marrin. Pra, goditje e dyfishtë financiare kjo për familjet e varura nga dërgesat valutore…

Euro

Por pikiata e euros godet edhe më gjerë. Rreth 500 mijë shqiptarë i kanë depozituar kursimet e tyre në bankat e vendit në valutë. Dikujt që ka pas kursyer 1 mijë euro deri vjet, sot nuk i vlejnë më 1 milion e 170 mijë lekë të vjetra, si vjet, por vetëm 1 milion. Për të mos vazhduar më tej me fasonierët, eksportuesit, dhe hotelierët, të cilët i arkëtojnë të ardhurat në Euro, që vlen sot 17% më pak se vjet…

 

 

Kuptohet që disa shqiptarë përfitojnë nga pikiata vjetore e Euros – të parët janë grosistët që i blejnë mallrat në tregun e jashtëm me valutë të zhvelërsuar dhe i shesin mallrat në tregun e brendshëm me çmime në lekë të mbivlerësuar (ndërkohë që çmimet në tregun e brendshëm kanë regjistruar vetëm rritje, e jo ulje, siç mund të pritej nga zhvlerësimi i Euros). Gjithashtu, ata shqiptarë që kanë mundësinë të shkojnë jashtë vendit për pushime, mund t’i blejnë më lirë Eurot që u duhen për të shpenzuar në vendet ku shkojnë.

Lexo edhe :  A do rritet çmimi i naftës tek ne?

Me pak fjalë, një shumicë dërrmuese e shqiptarëve vuan nga pikiata e Euros, ndërsa një pakicë e vogël buzëqesh…

Të fundit

Liqenet vullkanike të malit Nemrut tërheqin entuziastët e natyrës me peizazhe mahnitëse

Liqenet vullkanike në malin Nemrut, në Tatvan të provincës lindore Bitlis të Turqisë, vazhdojnë të magjepsin kampistët, dashamirësit e...

Bombarduesit B-2 kthehen në SHBA pasi sulmeve në Iran

Pas sulmeve të para amerikane në Iran, bombarduesit amerikanë B-2 pa kthehen në SHBA. BBC shkruan se B-2 fluturuan përsëri në bazën ajrore, Whiteman...

Bombat bërthamore në duar totalitare janë një rrezik i jashtëzakonshëm

Nga Edmond Panariti Sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit për të asgjësuar kapacitetet e tij për prodhim të armëve bërthamore shënon një zhvillim dhe...

Ndërtimi i gjimnazit ‘Sulejman Elezi’ në Laknas/ Në shtator do të mirëpresë 600 nxënës

Kryeministri Edi Rama shpërndau sot pamje nga ndërtimi i gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në Laknas. Kreu i qeverisë shprëhet se kjo shkollë e cila do të...

E rëndë, nusja vritet ditën e dasmës së saj

Një nuse u qëllua për vdekje natën e saj të dasmës në një fshat pranë qytetit juglindor francez të Avignonit, pasi persona të maskuar...

Lajme të tjera

Web TV