Rusia pezullon marrëveshjet fiskale me Shqipërinë dhe 37 vende të tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi një dekret për pezullimin e disa dispozitave të traktateve ndërkombëtare të taksave me 38 shtete, të etiketuara nga Moska si armiqësore, mes të cilave edhe Shqipëria, thuhet në një dokument të publikuar të martën në portalin e informacionit ligjor të qeverisë ruse.

“Bazuar në nevojën për të marrë masa urgjente në lidhje me kryerjen e veprimeve armiqësore nga shtete të ndryshme të huaja kundër Rusisë, shtetasve dhe personave juridikë të saj, vendos të pezulloj dispozitat e mëposhtme të traktateve ndërkombëtare”, thuhet në teks.

Deri më tani janë anuluar marrëveshjet për shmangien e taksimit të dyfishtë me pothuajse të gjitha vendet e Bashkimit Evropian: Spanjë, Itali, Portugali, Gjermani, Belgjikë, Kroaci, Danimarkë, Francë, Irlandë, Luksemburg, Suedi, Bullgari, Sllovaki, Greqi. Malta, Polonia, Republika Çeke, Austria, Qiproja, Sllovenia, Finlanda, Hungaria, Lituania dhe Rumania.

Po kështu, anulimi prek Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë, Australinë, Zelandën e Re, Zvicrën, Norvegjinë, Korenë e Jugut, Japoninë, Singaporin, Islandën, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Konkretisht, dekreti presidencial pezullon ligjet që rregullojnë taksimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, dividentët, interesat, të ardhurat nga shërbimet dhe të drejtat e autorit, tarifat dhe të ardhurat nga puna, si dhe taksat mbi kapitalin.

Sipas dokumentit, ky vendim është marrë për të parandaluar taksimin e dyfishtë dhe “evazionin fiskal në drejtim të taksave mbi të ardhurat dhe pasurinë”.

Putini udhëzoi Ministrinë e Jashtme ruse që të njoftonte këto vende për vendimin dhe qeverinë t’i dorëzonte Dumës së Shtetit (Dhomës së Ulët të Parlamentit rus) një projekt-ligj për pezullimin e dispozitave.

Në mars 2022, Putin po ashtu firmosi një dokument të listës së vendeve “jomiqësore” të Rusisë.

Lexo edhe :  Shtrohet tapeti i kuq për Putinin në Alaska, i pari mbërrin Donald Trump

Në listën e shpallur, renditen shtetet që vendosën ose iu bashkuan sanksioneve kundër Rusisë pas fillimit të pushtimit në Ukrainë. Mes tyre është edhe Shqipëria.

Lista vjen pas një dekreti presidencial të nënshkruar më 5 mars, që lejon Qeverinë, kompanitë dhe qytetarët rusë të paguajnë borxhet në valutë të huaj, që u detyrohen kreditorëve të huaj nga “vendet jomiqësore” në rubla.

Për të bërë pagesa të tilla, Qeveria shpjegoi se debitorët duhet të hapin një lloj të veçantë llogarie rubla në një bankë ruse dhe të transferojnë në të ekuivalentin e rublës së shumës së monedhës së huaj – që i detyrohet – sipas kursit zyrtar të këmbimit të bankës qendrore në ditën e pagesës./ S.M

Të fundit

Polici tenton të grabisë ish-burrin e së dashurës, bie nga dritarja dhe vdes

Një inspektor policie nga Brçko në Bosnje dhe Hercegovinë vdiq dhe sipas informacioneve, incidenti ishte rezultat i përpjekjes së...

Siria rinis bisedimet me Izraelin pas 25 vitesh

Pas më shumë se dy dekadash, Siria konfirmon kontaktet me Izraelin për herë të parë, duke shënuar një moment të rëndësishëm diplomatik në rajon. Takimi...

Vetëvendosja kundërshton certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e kanë kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit. Duke folur në...

SHBA dhe Evropa, plane ushtarake për të mbështetur negociatat në Ukrainë

SHBA-të dhe një sërë vendesh evropiane kanë njoftuar zhvillimin e planeve të veprimit ushtarak që synojnë, sipas Perëndimit, të mbështesin bisedimet për zgjidhjen e...

“Uli Hoeness duhet të largohet urgjentisht nga Bayern”

Sipas legjendës së trajningut, Felix Magath, Bayern ka një problem shumë serioz. Sipas tij, problemi është lidershipi. "Nuk kuptohen detyrat që kanë drejtuesit. Pra, personi...

Lajme të tjera

Web TV