Si të ulni tensionin e gjakut përmes rregullimit të frymëmarrjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensioni i lartë i gjakut është drejtpërdrejt i lidhur me atakun në zemër dhe isheminë.

Shkaktarët e tensionit të lartë janë të ndryshëm e për pasojë trajtimi i tij bëhet i vështirë.

Mënyrat e mbajtjes nën kontroll të tij nga ana tjetër janë të larmishme.

Këtu përfshihet aktiviteti i rregullt fizik dhe regjimi i shëndetshëm ushqimor.

Megjithatë, një nga mënyrat më të lehta për të mbajtur nën kontroll tensionin e gjakut është frymëmarrja.

Frymëmarrja e shpejtë aktivizon sistem nervor, i cili është direkt i përfshirë në çlirimin e hormoneve të stresit.

Frymëmarrja e thellë dhe e kontrolluar aktivizon sistemin parasimpatetik që ul nivelin e stresit, rrahjet e zemrës, tensionin e gjakut, përmirëson tretjen dhe ofron qetësi për mendjen.

Teknikat për përmirësimin e frymëmarrjes janë të larmishme.

Një prej tyre ka të bëjë me frymëmarrjen nëpërmjet hundës, mbajtjen e frymës dhe nxjerrjen e saj nëpërmjet gojës.

Përpara aplikimit të kësaj metode, çdo njeri duhet të bëjë një test të thjeshtë për të matur nivelet e dioksidit të karbonit të nxjerra nëpërmjet frymëmarrjes.

Qëndroni ulur dhe merrni frymë në mënyrë të qëndrueshme.

Pasi të merrni frymë, shtrëngoni flegrat e hundës me gishtin e madh dhe atë tregues.

Mbajeni frymën duke numëruar sekondat.

Në momentin që vëreni vështirësi, merrni frymë normalisht dhe mbani shënim kohën.

Kjo teknikë e mirë duhet bërë nga dy deri në katër herë në ditë.

Njeriu duhet të marrë frymë nëpërmjet hundës për 4 sekonda, ta mbajë frymën për 7 sekonda dhe ta nxjerrë atë ngadalë nëpërmjet gojës për 8 sekonda.

Kjo teknikë e frymëmarrjes duhet kryer 4 herë në ditë, por jo më shumë.

Në fillim mund t’ju merren mendtë por më pas nuk do të keni probleme.

Pas një muaji, ju mund ta përsërisni këtë teknikë për 8 herë në ditë, ose sa herë që të jeni të stresuar.

Lexo edhe :  Mjeku vë alarmin për rritjen e infektimeve me sifiliz në Shqipëri

Rezultatet në uljen e tensionit të gjakut do të vërehen pas 4 deri në 6 javësh.

Frymëmarrja duhet të jetë e thellë dhe të burojë nga stomaku.

Me marrjen e frymës duhet të ndjeni një zgjerim të muskujve abdominalë dhe ngushtim të tyre në nxjerrjen e frymës.

Gjithsesi në rast të tensionit të lartë të gjakut duhet patjetër vizita te mjeku.

Metoda e mësipërme është për t’u aplikuar për mbajtjen në kontroll të tensionit, por jo për të zëvendësuar mjekun./E.Ç

Të fundit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve...

“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre. Grupimi më...

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Lajme të tjera

Web TV