EMRI/ Ishte me pushime me familjen, shqiptari qëllohet me 10 plumba në ishullin grek

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 51-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në ishullin grek të Paxos.

51-vjeçari është identifikuar si Andrea Kalemi, i cili kishte shkuar në ishullin grek për të kaluar pushimet me familjen e tij.

Mediat greke shkruajnë se 51-vjeçari kishte hyrë përmes pikës kufitare të Kakavijës më datë 5 gusht. Paraprakisht dyshohet se atentati është bërë për larje hesapesh.

Shqiptari është qëlluar me 10 plumba në portin e kryeqendrës së ishullit, Laka. Ai ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra por gjendet në gjendje kritike për jetën.

Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, shqiptari u transportua me traget në spitalin e Janinës ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Policia nuk ka mundur të identifikojë autorin e ngjarjes, i cili i maskuar iu afrua në mbrëmje 51-vjeçarit dhe e qëlloi me breshëri plumbash.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të atentatit./ S.M

 

Të fundit

Konflikti në Vlorë, reagon Rama: Jo vetëm pezullim nga detyra…

Pas lajmit për pezullimin nga detyra të efektivit të Policisë së Shtetit në Dibër, Adrian Isufi i cili u...

Banorët e fshatit Plan harrohen nga shteti, s’kanë si shkojnë në shtëpi

Rruga që të çon në fshatin Plan të Shkodrës, është tejet e dëmtuar dhe tërësisht jashtë standardeve. Për çdo ditë personat që janë të detyruar...

3 medalje ari në Madrid, Shqipëria ka një kampione Europe në peshëngritje!

Peshëngritësja Enkileda Carja ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në evropianin e 17-vjeçarëve që po mbahet në Madrid. Sportistja e re u shpall kampione e...

“Ju tregoj kush ishte lojtari që Ferguson e trajtonte si djalin e vet”

Lee Sharpe, tre herë fitues i Premier League me Manchester United, ka zbuluar disa detaje nga vitet '90 të "Djajve të kuq". Sipas tij,...

Ngacmoi seksualisht të bijën minorene, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lezhë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur. Përmes një njoftimi, Policia...

Lajme të tjera

Web TV