Jo bonus bebesh për emigrantët? Zbardhet propozimi i Ministrisë: Mund të përjashtohen…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në katër vite të periudhës 2019-2022 nga nisja e programit mbështetës për dhënien e bonusit të bebeve, sipas të dhënave të raporteve të Ministrisë së Shëndetësisë është shpenzuar nga buxheti i shtetit fondi me vlerë 11,5 miliardë lekë apo rreth 112 milionë euro.

Nga ky bonus kanë përfituar 161,943 të porsalindur.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i lindjeve për vitet 2019-2022 është 108,535 lindje, çka rezulton se 33% apo 53,408 bebe përfituese të bonusit jetonin jashtë Shqipërisë.

Për shkak të numrit të lartë të bebeve përfituese jashtë Shqipërisë, në muajin maj Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka hedhur për konsultim publik ndryshimin ligjor, që i përjashton emigrantët nga bonusi i bebes, i cili ka nisur që në vitin 2019.

Qeveria i mbështet familjet nëpërmjet dhënies direkte të çekut me vlerën e 40 mijë lekëve për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë.

Bonusi deri më tani përfitohet për të gjithë fëmijët e regjistruar në Shqipëri, edhe nëse foshnja ka lindur jashtë shtetit, në formën e çekut që tërhiqet nga nëna.

Nëse ligji i hedhur për konsultim do të miratohet në Parlament, atëherë emigrantët nuk do ta përfitojnë më këtë bonus./ S.M

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV