Emërohet administrator i shtetit/ Bashkitë debitore prej tre muajsh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata caktoi dje administratorin e shtetit për Inceneratorin e Tiranës, Arjan Baçi. Ai tha dje se pavarësisht se në Landfill vijon normalisht puna, bashkitë e Qarkut Tiranë kanë tre muaj që kanë kryer pagesat, duke ngritur shqetësimin se nëse kjo situatë nuk zgjidhet, do sjellë kaos për menaxhimin e mbetjeve.

 

Pas vendimit të SPAK për sekuestrimin e Inceneratorit të Tiranës, dje është bërë emërimi i administratorit të shtetit Arjan Baçi. Në një komunikim me median pak pasi mori detyrën ai ngriti shqetësimin se bashkitë e qarkut Tiranë prej gati tre muajsh kanë pezulluar pagesat e përpunimit të mbetjeve dhe janë debitorë. Në një deklaratë për mediat, Baçi tha se ka qenë gjykata e cila e ka caktuar atë si administrator dhe pas këtij njoftimi, ai do të vazhdojë me punën në mënyrë që procesi i mbetjeve në këtë incenerator mos të ndërpritet. “Gjykata ka vendosur që për menaxhimin e kësaj shoqërie të merret shoqëria e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe administrator jam zgjedhur unë nën varësinë e ministrisë së Brendshme. Puna po vazhdon normalisht, po ndiqen të gjitha kontratat dhe po shihen prapambetjet që të bëhet trajtimi i mbetjeve urbane të Tiranës”-tha ai. Më pas ngrti shqetësimin se bashkitë kanë pezualluar pagesat për inceneratorin prej gati tre muajsh. Sipas tij kjo nuk duhet të ndodhë pasi rrezikohet kaos në menaxhimin e mbetjeve. “Një nga problematikat është parë që bashkitë e Tiranës janë debitorë në këtë kompani dhe jemi duke dërguar shkresa për ti vënë para përgjegjësisë, pasi moszbatimi i tyre do të sillte një kaos për mbetjet”-tha Baçi. Sipas deklaratave të tij rezulton se në kulmin e hetimeve dhe akuzave se po shkojnë paratë për llogari të dy personave të shpallur në kërkim, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, bashkitë e qarkut Tiranë kanë pezulluar pagesat. Kjo konsiderohet nga njëra ana një veprim i drejtë duke mos dërguar shumat për llogari të dy të akuzuarve, por nga ana tjetër kompania që përpunon mbetjen në Sharrë mund të vihet në vështirësi. Tashmë që ajo kontrollohet dhe administrohet nga shteti si “asset i sekuestruar”, bashkitë e kanë detyrim të nisin pagesat. Menjherë pas vendimit të SPAK për sekuestrimin e Inceneratorit të Tiranës regoi edhe kreu i bashkisë Erion Veliaj. Ai përshëndeti hetimet për të zbuluar çdo paligjshmëri të mundshme nga personat që kanë shkelur ligjin.

Lexo edhe :  Çim Peka "harron" Ramën, e gjen problemin te Linda Rama: E shkëputur nga realiteti

 

Reagimet e opozitës

Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës nga SPAK, ku në ‘Facebook’ shkuan se kjo është një aferë korruptive dhe opozita kërkon zbardhjen e plotë. Basha shkruan se kjo aferë është denoncuar edhe nga grupi bashkiak i PD pasi në këtë të fundit janë grabitur miliona euro nga xhepat e taksapaguesve shqiptar, dhe këto para sipas tij pastrohen përmes skemave të ndërtimit në Tiranë. Sakaq shton se SPAK duhet të zbatojë hetimet e plota pasi vetëm kështu mund të ketë një politikë të pastër e ekonomi të fortë. “Afera korruptive e Inceneratorëve, për zbardhjen e të cilës Partia Demokratike ka bërë një betejë të gjatë publike, tashmë e faktuar si e drejtë nga arrestimet dhe sekuestrimet e SPAK, dhe pastrimi i parave përmes ndërtimit të kullave me bilance të padeklaruara dhe të falsifikuara, siç është rasti i fundit në zemër të Tiranës i kallëzuar në SPAK nga grupi i këshilltarëve bashkiakë të PD, janë dy faqe të së njëjtës monedhë.”-shkruan Basha. Sipas tij, “me aferën e inceneratorëve janë grabitur miliona euro nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë. Këto para të korrupsionit qeveritar në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe krimin ekonomik më pas pastrohen nëpërmjet skemave të ndërtimit të kullave luksoze në mes të Tiranës”.

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV