Punë ka, por nuk ka punëtorë! Ekspertja tregon se çfarë po ndodh me rininë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri është një hendek mes bizneseve që kërkojnë punëtorë dhe të rinjve që nuk pranojnë të punësohen sipas kushteve të pronarëve, shpeshherë pa kontratë apo të padeklaruar, për të mos folur për mentalitetin e vjetruar. Bizneset vijojnë të punësojnë farefisin, ndërsa në administratën publike punësohen kryesisht militantët e partive politike.

“Kjo krijon një përçarje dhe mosbesim që të rinjtë kanë në strukturat e tregut të punës. Ata gjithashtu i shohin me mosbesim edhe thirrjet për vende pune vakante. Shpesh të rinjtë janë të orientuar edhe nga familja përgjithësisht për zgjedhjen e karrierës dhe kjo i pengon ndoshta që të jenë pak më të hapur ndaj sugjerimeve të reja dhe ndaj degëve prioritare.

Kemi edhe një element tjetër të rëndësishëm përsa i përket tregut të punës. Është pranimi që duhet të bëjnë bizneset ndaj përvojave të të rinjve. P.sh. shpesh na ndodh që të shohim njoftime pune që kanë kërkesa shumë të larta edhe për pozicione që janë fillestare.

Të rinjtë e këtij brezi apo gjenerata Z janë më të prirur për të vendosur veten dhe mirëqenien e tyre në qendër dhe e kërkojnë më shumë këtë balancën mes punës dhe jetës. Kjo situatë kërkon ndërhyrje dhe reforma që në nivelin e arsimit të hershëm, jo thjesht në atë universitar dhe duke inkurajuar bizneset me politika lehtësuese që ata të punësojnë sa më shumë të rinj, që janë në kërkim të të mësuarit një profesion të ri, apo në kërkim të avancimit të karrierës së tyre. Pra me pak fjalë duhet bërë një rregullim mes kërkesës dhe ofertës në tregun e punës”, deklaroi Lutjona Lula-Eksperte për çështjet e rinisë./ S.M

Të fundit

Edhe mbi letërsinë, Rusia ka shpallur luftë. Shihni çfarë po ndodh dhe merrni masa

Anna Aslanyan “Nuk digjen dorëshkrimet,” – i thuhet protagonistit të romanit Mjeshtri dhe Margarita të Mikhail Bulgakovit. Këtë sentencë e...

Tarifat trefishohen (pa arsye): Pse Europa vendosi të pajtohet me Amerikën e Trump-it?

Bashkimi Europian po paguan një çmim të rëndë në këmbim të asaj që quhet “stabilitet” në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Termat e marrëveshjes...

Mandati i kaloi Kleana Xhuvelit/ “Shqipëria Bëhet” ankimon në KAS vendimin e KQZ

Partia “Shqipëria Bëhet” ka ankimuar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili i kaloi mandatin e deputetit...

‘Ferr’në Tokë/ Rekord nxehtësie, temperaturat arrijnë në 50 gradë Celsius

Ministria e mjedisit e Turqisë tha se meteorologët kishin regjistruar një temperaturë prej 50.5 gradë Celsius në juglindje të vendit, një rekord në të...

Moderatorja e njohur largohet nga televizioni pas shtatë vitesh, ja arsyeja

Pas shtatë vitesh qëndrese, sfidash dhe emocione, Argjira Spanca ka njoftuar largimin e saj nga emisioni “E Diell” në Top Channel. Në një postim prekës...

Lajme të tjera

Web TV