Tronditëse/ Gjendet i mbytur në det djali i mitur i aktorit të njohur (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Fournit në Greqi pasditen e të enjtes, ku është gjetur i mbytur në det djali 11-vjeçar i aktorit të njohur, Odysseus Stamoulis.

11-vjeçari ndodhej në ishull me të ëmën dhe vendosi të shkonte në plazh pranë portit të qytetit për t’u zhytur.

Djali shkoi për t’u freskuar në det i vetëm, por vonoi të kthehej. E ëma e cila është me origjinë nga ishulli, nisi menjëherë kërkimet pasi djali u vonua. Ajo njoftoi efektivët e policisë dhe rojën bregdetare.

Zhytësit u futën në ujë dhe pas 2 orë kërkimesh e gjetën të miturën të ngecur në rrjetat e peshkimit.

I tronditur, kryebashkiaku i ishullit Fourna Corse, tregoi për mediat greke se si u mbyt djali 11-vjeçar i aktorit të njohur.

“Pasdite në orën 18.30 nëna e fëmijës më njoftoi se kishte humbur Christos që prej orës 14.00 të mesditës. U nisëm menjëherë me policinë dhe filluam ta kërkonim por nuk e gjetëm. Më pas filluan kërkimet nga zhytësit, fatkeqësisht e gjetëm fëmijën të mbytur . Nëna e tij është nga ishulli, ata kishin ardhur për pushime. Është bërë një dëm i madh, çfarëdo që të themi është pak”, tha kryetari i bashkisë së ishullit, Dimitris Karydis.

Siç raporton një dëshmitar okular për mediat greke, kur djali u nxor nga deti, njerëzit filluan të qanin dhe të bërtisnin: “Thërrisni doktorin!”.

Mjeku shkoi në vendngjarje dhe i bëri frymëmarrje artificiale e cila nuk pati sukses. Fëmija është transportuar me autoambulancë në klinikën rurale, por është konstatuar vdekja e tij./ S.M

Tronditëse, gjendet i mbytur në det djali i mitur i aktorit të

Të fundit

Shkrumbohet pallati në Peshkopi, evakuohen në kohë banorët

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth orës 02:00 të...

Lufta e Drezdenit, Bonaparti i shkakton Aleancës 38 mijë humbje

26–27 gusht 1813 Pas disfatës së tij në fushatën ruse të vitit 1812, Napoleon Bonaparti u përball me një koalicion të ri europian. Austria, Rusia,...

Horoskopi ditor, 27 Gusht 2025

Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me partnerin tuaj dhe do kuptoheni...

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet ka përplasur një këmbësore që...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Lajme të tjera

Web TV