Historia që nuk ndryshohet dot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kastriot Kotoni

Iliri ishte një nga ata të cilët reforma e shokëve punëtorë që u shpallën demokrat i treguan ligjin e asistencës në një nga shtypshkronjat më të mira të vendit. Si ekonomist i letrës dhe i shtypshkrimit me shpejtësi u hodh në biznesin e botimeve. Eci pa shumë mund me një shpejtësi marramendëse dhe puna e lidhi me Voç Karadakun, ky i fundit mbulonte shitjen në rang qyteti për librin privat, se siç ishte koha shumë njerëzve u vinte turp të shisnin mallra e ngordhnin për bukë e prisni nga shteti.
Tavolinat e V.K-së ishin shtrirë në të tjera njohje dhe shpesh ngatërroheshin miqtë e tij, se vinin nga profesione nga më të ndryshmet.
Rudolf Dodbiba shkencëtar i mercologjisë shqiptare mbaruar në Hungari i nxiste më të rinjtë që të hidheshin në biznes, e ishte një ndërmjetës i shkëlqyer i biznesit shqiptar me atë hungarez.
Dilaver Shkurti një ekspert i tregut të lirë, si ish diplomat tregtar që kish përfaqësuar shtetin shqiptar deri në Japoni, mbahej mend me thënien e tij lapidare “Mbaje njëndmijëlekshin me vete zëre se nuk e ke”. Ishte i regjur me protokollin tregtar, e të nxirrte bllokun me oferta për mallra me tonelata e tonë kilometër, me cif e pa cif, me vapor e me maune.
Mehmet Meta inxhinier pyjesh që të zbërthente ligjet e mbrojtjes së pyjeve e mbarshtrimin e ruajtjen e tyre si askush në Shqipëri.
Robert Koli financier i kalibrit ndërkombëtar i cili të nderonte në çdo tavolinë, duke të treguar hapat e mëtejshme që duhej të bënte vendi, përmetar i cili nuk bëri kurrë keq dhe i ndihmonte këdo që e pyeste.
Genc Rama bankier që ëndrrën e tij për bursën nuk arrit ta kurorëzoj. Fadili sekretar i “Dhomës së Tregtisë” fitoi një përvojë të jashtëzakonshme në marrëdhëniet ndërkombëtare të biznesit, po kështu Gëzimi, Niko ishin ekpertët e transportit në Shqipëri, të cilët gëzonin respekt absolut për profesionalizmin e tyre.
Shaqir Karaulli drejtor i spitalit, që e urrente fjalën rrushfetë a bakshish, e të gjendej në çdo kohë, për ndonjë të sëmurë.
Këto emra po ti shtoj edhe Artin i cili po e priste me padurim kapitalizmin e ëndërronte që të hapte një dyqan ku të shiste pikturat e tij, ju nuk mund ta imagjinoni artistin e jashtëzakonshëm tek ish “Ekspozita Shqipëria Sot”. Faqe muri me piktura nudo në diktaturë hajde hajde. As nuk shante regjimin i cili ia theu ëndrrën për të vazhduar “Akademinë e Arteve” e as nuk u tërhoq tek vendosi të shkoj në minierë, me shpresë se do i dilte shkolla e lartë për pikturë, si ardhur nga klasa punëtore.
Këto emra dhe të tjerë që ishin miq të përhershëm të V.K-së u bënë miq edhe me poetin me origjinë nga Tropoja, i ardhur nga Belgjika Skënder Sherifi. Ky edhe pse nuk e njihte Shqipërinë u mësoi miqve të V.K-së demokracinë me shprehjen. “Ore miq unë vërtet shkoj tek presidenti Sali Berisha pa trokitur, por nuk jam dakort me disa mendime të tijat”. Krijonte klimë artistike dhe biznesi njëkohësisht dhe na mësoi se botuesi duhet ta paguaj krijuesin sipas vlerës së veprës, e jo të paguaj në çdo shtëpi botuese. I hapi rrugë shumë kontakteve me biznesin frankofon mikut të tij VK. Kudo që shkelte inisiativa private me paratë e futura nëpër “brekë”, e në shajak apo çorape grash, ishte me risk të madh. Dhe frankofonët habiteshin se ku i gjente stafet V.,K me një ekspertizë të saktë, sa fakest filluan të shpeshtoheshin, Bankat nuk ta vërshëllenin e duhej kolateral i papërballueshëm. Mblidheshin para andej këndej me përqindje nga doganier e tipa që besonin në ndershmërinë e grupit. U arrit deri në ofertën që marinarët me kapiten shqiptarë të udhëtonin me flamur Ukrainas për efekt taksash të ulta. Nuk ishin këta miqtë e V.K-së as me mbiemrin gëlqerja, zhavorri, marmalata apo zamku, siç janë këta buzëqumshtit milioner që në asnjë listë të botuar nga media nuk kanë hyrë, jo vetëm tek 200 apo 2000 milionerët e Shqipërisë, por ore as figuron mbiemri tyre qysh në kohën e kollozhekut e jo më të pavarësisë e Zogut apo të Enverit.
Miku i V.K-së Iliri e ndryshoi titullin e librit e mori udhë e shitet ende, e di që do ta lidhni këtë me pyetjen se ku do të dalësh ti?
Po jo more jo, se nuk ka lidhje me partinë e “non gratës” që do të ndryshojë emrin, është pak më e thellë kjo punë. U lodh i ndjeri Berluskon i cili në rini të tij punonte tre katër punë e kishte aftësi komunikuese të rralla, ishte artist i lindur po ja që i kishte dhe ca miq në median italiane. Po edhe ai nga dashuria për pushtetin la pas nja katër gra, me disa fëmijë e nuk iu nda shteti italian me 13 e ca padi gjyqësore, ndaj sado që ta ndërrojnë këta milionerët tanë mbiemrin e ta bëjnë qoftë edhe “Star”, historinë e tyre nuk e ndryshojnë dot.
Fundja edhe i madhi Berluskon kishte mik personal “KRAKSIN” i cili nuk i dha shtëpinë me qera ish mikut të tij Berluskoni, por duam apo nuk duam ne e dimë si e përcolli jetën ai larg atdheut.

Të fundit

Futbolli me katër rregulla të reja, FIFA i diskuton më 1 mars! Ndryshime për gjyqtarët

Revolucion në futboll. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino konfirmoi se në datën 1 mars ata do të takohen me Bordin...

Histori Gjakësori

Altin Ketro Më 12 shtator 1998, në mbrëmje, nga ish-selia e PD-së pranë Ushtarit të Panjohur në Tiranë, del Azem Hajdari dhe drejtohet për nga rruga që...

Paga 1 deri në 3 mijë €, rreth 6 mijë vende pune në panair, nga ndërtimi e turizmi tek IT

Sipërmarrje që kërkojnë punonjës me dëshpërim, dhe të rinj që ankohen se nuk gjejnë punë. Me eksperimentin për të sjellë fuqi punëtore të huaj...

Kuvendi miraton zgjatjen e afatit të pasaportave dhe kartave ID të skaduara për diasporën

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me 76 vota pro një vendim që zgjat vlefshmërinë e kartave të identitetit dhe pasaportave të skaduara, por...

Detaje për vrasjen e 30-vjeçares në Tiranë. Çfarë gjeti policia në banesë

Detaje të reja shtesë mësohen në lidhje me vrasjen me thikë të 30-vjeçares në Tiranë, e cila dyshohet se ka origjinë arabe. Më datë 19...

Lajme të tjera

Web TV