Apeli refuzon lirimin e Dritan Goxhajt, ish-ushtari i UÇK kërkon mbrojtje nga Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë sot në ‘arrest me burg’ Dritan Goxhaj ish ushtarin e UÇK i arrestuar më 31 korrik 2023, me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Çështjet në apel u shqyrtua sot (17 gusht 2023) mbi bazën e ankimeve bërë nga Goxhaj i cili kërkoi ndryshimin e vendimeve, duke vendosur mospranimin e dhënies juridike të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës dhe mos ekzekutimin e letër porosisë e heqjen e çdo lloj mase sigurimi.

Para gjykatës Goxhaj ka kërkuar mbrojtje juridike nga Shqipëria

“Nuk kam kryer asnjë krim. Kam bërë çdo gjë për kombin tim. E kam shkruar artikullin në formë opinioni. Kërkoj nga vendi im të më sigurojë mbrojtje juridike”

Vendimi u mor nga gjyqtari Genti Shala

Në përfundim të gjykimeve, sot më datë 17.08.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Genti Shala, respektivisht ka vendosi: Lënien në fuqi të vendimit Nr.1123 Akti, datë 19.07.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
– Lënien në fuqi të vendimit Nr. 1735 Akti, datë 02.08.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Kush është Dritan Goxhaj

Dritan Goxhaj i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e Forcave Amerikane në Shqipëri.

Ai është djali i ushtarakut Dilaver Goxhaj, i cili iu bashkua vullnetarisht UÇK-së, pas kërkesës së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kur iu besua detyra e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe, me angazhimin e NATO-s në luftë, iu besua detyra e oficerit të bashkëveprimit me NATO-n.

Lexo edhe :  Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Dritan Goxhaj, ka qenë shoqëruesi i trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999 u arrestua më , 31 korrik 2023, në Tiranë për llogari të autoriteteve kosovare.

Të fundit

Ben Blushi: Një krahasim mes Palestinës, Kosovës dhe Maqedonisë

Të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë dashamirës të Hamasit, këto ditë duhet të jenë të çliruar....

“News24, kur pronarit i prishen pazaret dhe gazetari ngel në rrugë”

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes pronarit dhe shtetit lidhur me...

Përkeqësohet situata, zjarret në pyjet e Gramshit po bëhen edhe më masive

Situata nga zjarri në Sojnik të Gramshit është përkeqësuar akoma më shumë. Sipas kryebashkiakut të Gramshit, Besian Ajazi, një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer...

Aksident pranë urës së Drojës, raportohen tre të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të urës së Drojës. Sipas raportimeve në aksident janë...

“Klub frikacak!” Tifozët nuk ia falin Bayernit që shiti Coman

Bayern po has në kritika të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale pas lajmit që Kingsley Coman po transferohet në Arabinë Saudite. Sky raporton...

Lajme të tjera

Web TV