LAJM i mirë për studentët/ Ndryshohen datat e provimeve për degët në universitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qendra e Shërbimeve Arsimore i ka dhënë zgjidhje problemit të maturantëve të cilëve u ka rastisur e njëjta datë provimi për degët qe ka zgjedhur dhe qe duhet të testohet.

Sipas drejtoreshës së qendrës arsimore maturantët duhet të dërgojnë e-mail në adresën zyrtare të QSHA për të ndryshuar datën e provimit.

Kanë mbetur 6 ditë të tjera për të zhvilluar testimin e informatizuar për maturantët të cilët kanë aplikuar për mjekësi të përgjithshme. Janë 1813 maturantë për të cilët QShA kishte përcaktuar datën e testimit të ndarë në grupe. Por ishin me dhjetëra ata të cilët u kishte rastisur e njëjta datë provimi me një tjetër degë për të cilën duhet të jepnin provim siç është arkitektura.

Nga kjo e premte qendra e shërbimeve arsimor i njofton maturantët së do t’u mundësojë atyre ndryshimin e datës së testimit në mjekësi në mënyrë që të mos privohen për t’u testuar ne degë të tjera që preferojnë sikundër ka ndodhur me këta maturantë të cilëve u është dhënë një tjetër datë për tu testuar.

Për maturantët të cilët duhet të ankimojnë rezultatin e testimit i cili merret menjëherë pas përfundimit të testit duhet ta bëjnë atë të nesërmen e ditës së testimit. Por edhe për ata të cilët janë testuar në ditët e para por nuk kanë bërë ankimimin mund ta bëjnë brenda datës 23 gusht, pas kësaj datë nuk pranohet.

Të fundit

Akuzat e Gjin Gjonit se PS po blen vota me ambulancë në Lezhë/ Reagon QKUM

Qendra Kombëtare e Ugjencës Mjekësore ka reaguar pas denoncimit të drejtuesit politik të qarkut Lezhë për Partinë Demokratike, Gjin...

Plagosi bashkëshorten dhe më pas vrau veten, reagon gruaja e stilistit kosovar (FOTO)

Ditën e djeshme, Prishtina u trondit nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në “Rrugën B”, ku dizajneri i njohur kosovar Festim Isufi u...

Zgjedhjet parlamentare/ Edhe gratë e burgosura të Pojskës do të votojnë

Edhe gartë e burgosura në burgun e Pojskës, do të kenë të drejtë vote. Në zgjedhjet elektorale të 11 majit, në qarkun e Korçës...

Në udhëtimin e tij jashtë Vatikanit, Papa Leon XIV viziton varrin e Papa Françeskut

Papa Leon XIV, në fronin e Shën Pjetrit, realizoi sot udhëtimin e tij të parë zyrtar jashtë Romës. Udhëtimi përfshiu një ndalesë simbolike në...

Ish-ministri socialist bën thirrje publikisht/ Votoni Jorida Tabakun!

Ish-ministri socialist Arben Malaj ka bërë publikisht thirrje që në 11 Maj të mbështeten me votë dy deputetë aktualë dhe njëherësh kandidatë në 11...

Lajme të tjera

Web TV