Nuk ka “dritë” për Chelsean, West Ham mposht pastër blutë e Londrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

West Ham triumfon ndaj Chelsea-t, me derbin e Londrës që solli spektakël në shkallët e “London Stadium”.

“The Hammers” triumfuan bindshëm me rezultatin 3-1 ndaj “Bluve” në një sfidë që ishte shumë e luftuar nga të dyja anët.

West Ham zhbllokoi sfidën që në minutën shtatë me Aguerd, i cili pas goditjes nga këndi të Ward-Prowse, me një goditje me kokë e dërgoi topin në rrjetë.

Chelesa u kundërpërgjigj me Chukëuemeka dhe mori barazimin në minutën e 28’.

Ndërkohë në minutën e 43’ “blutë” patën mundësinë që të kalonin në avantazh, por Enzo Fernandez nuk ia doli të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë, pasi u ndal nga Areola, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me barazimin 1-1.

Në minutën e 53’ “The Hammers” rimorën avantazhin, me Antonion që realizoi një goditje perlë.

Megjithatë një ndërhyrje e gabuar ndaj Jackson, bëri që autori i golit të parë, Aguerd të merrte kartonin e dytë të verdhë dhe të linte ekipin e Moyes me dhjetë lojtarë.

Përtej faktit që ndodhej në inferioritet numerik që nga minuta e 67’, West Ham ia doli të gjente rrugën drejt rrjetës edhe njëherë tjetër.

Pas fitimit të penalltisë, në minutën e 90+5’ Lucas Paqueta mori përsipër ekzekutimin dhe e dërgoi topin në fundin e rrjetës.

Pas javës së dytë të Premier League, West Ham shkon në kuotën e katër pikëve në vend të gjashtë, teksa Chelsea me një pikë renditet në vend të 14-të.

Të fundit

“Ecim”, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan pamjet

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat, karriget dhe objektet që kanë zaptuar në mënyrë të paligjshme trotuaret...

Studim me gjetje të rëndësishme për parandalimin dhe kontrollin e kancerit të mëlçisë

Një raport historik mbi parandalimin dhe kontrollin global të kancerit të mëlçisë, i udhëhequr nga ekspertë kinezë dhe i botuar së fundmi në revistën...

Rexhep Qosja: Çfarë mësova nga humbja e vajzës sime!

Nga Rexhep Qosja F A L Ë N D E R I M Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë të mbushur me dhembje e...

“12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur

Përmes një fotografie të vajzës së saj të vogël pranë një tavoline shahu, Sara ndau me ndjekësit një fakt surprizues për të kaluarën e...

Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin

Jozefin Marku ka qenë i ftuar në dasmën e motrës së Danja Koka, ish banore e Big Brother Albania Vip 4. Në videot e ndara...

Lajme të tjera

Web TV