Merr fund çështja “Greenwood”, Manchester United publikon vendimin për të ardhmen e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubi i Manchester United ka informuar të gjithë opinion publik, këtë të hënë, se Mason Greenwood nuk mund të jetë më pjesë e ekipit të tyre.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare “Djajtë e Kuq” theksojnë se përtej faktit që Greenwood u shpall i pafajshëm për akuzat e “përdhunimit, dhunës dhe kërcënimit me vdekje”, klubi nuk mund të lejojë që ai te jetë më pjesë e United.

Ndër të tjera Manchester United bën me dije se karriera e Greenwood mund të vazhdojë kudo tjetër, por larg “Old Trafford” dhe palët po punojnë për diçka të tillë.

Njoftimi i Manchester United:

Manchester United ka përfunduar hetimin e tij të brendshëm në lidhje me akuzat e bëra kundër Mason Greenwood.

Procesi ynë filloi në shkurt 2023, pasi të gjitha akuzat kundër Mason u hoqën dhe lojtari u shpall i pafajshëm. Gjatë gjithë kësaj kohe, ne kemi marrë parasysh dëshirat, të drejtat dhe perspektivën e viktimës së supozuar së bashku me standardet dhe vlerat e klubit, dhe kemi kërkuar të mbledhim sa më shumë informacion dhe kontekst. Kjo na ka kërkuar që të vazhdojmë me ndjeshmëri dhe kujdes për të marrë prova që nuk janë në domenin publik, përfshirë edhe nga ata që kanë njohuri të drejtpërdrejta për rastin.

Bazuar në provat që kemi në dispozicion, ne kemi arritur në përfundimin se materiali i postuar në internet nuk ofronte një pamje të plotë dhe se Mason nuk kreu veprat për të cilat ishte akuzuar fillimisht. Thënë kështu, siç Mason e pranon publikisht sot, ai ka bërë gabime për të cilat po merr përgjegjësinë.

Të gjithë ata që janë përfshirë, përfshirë Mason, i njohin vështirësitë që ai të rifillojë karrierën e tij në Manchester United. Prandaj është rënë dakord reciprokisht se do të ishte më e përshtatshme që ai ta bënte këtë larg nga Old Trafford, dhe ne tani do të punojmë me Mason për të arritur atë rezultat.

Të fundit

“Ti s’ke kënduar, s’do marrësh lekët”/ Shpat Kasapi rrëfehet për sherrin në dasmë

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një...

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

Vitin e kaluar, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës u tha se besojnë që jeta e tyre po ecën shumë mirë. Një dekadë më...

Thethi, përvojë që lë gjurmë/ Fshati piktoresk, destinacioni më i kërkuar i të huajve

Në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethi nuk është thjesht një destinacion turistik, por një përvojë që mbetet në kujtesë përjetë. Nga Australia në Zelandën e...

11 mijë nxënës më pak në shkolla/ Shkak emigrimi dhe tendenca për vetëm një fëmijë

Sistemi arsimor parauniversitar po pëson tkurrje të fortë. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se rreth 11 mijë fëmijë munguan vitin shkollor që...

Dy pleq që po tallen me botën

Nga Martin Leka Me shpresë se do të ndalej lufta në Ukraine, me shpresë se do të ndalej vrasja e fëmijëve, burrave e grave të...

Lajme të tjera

Web TV