Merr fund çështja “Greenwood”, Manchester United publikon vendimin për të ardhmen e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubi i Manchester United ka informuar të gjithë opinion publik, këtë të hënë, se Mason Greenwood nuk mund të jetë më pjesë e ekipit të tyre.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare “Djajtë e Kuq” theksojnë se përtej faktit që Greenwood u shpall i pafajshëm për akuzat e “përdhunimit, dhunës dhe kërcënimit me vdekje”, klubi nuk mund të lejojë që ai te jetë më pjesë e United.

Ndër të tjera Manchester United bën me dije se karriera e Greenwood mund të vazhdojë kudo tjetër, por larg “Old Trafford” dhe palët po punojnë për diçka të tillë.

Njoftimi i Manchester United:

Manchester United ka përfunduar hetimin e tij të brendshëm në lidhje me akuzat e bëra kundër Mason Greenwood.

Procesi ynë filloi në shkurt 2023, pasi të gjitha akuzat kundër Mason u hoqën dhe lojtari u shpall i pafajshëm. Gjatë gjithë kësaj kohe, ne kemi marrë parasysh dëshirat, të drejtat dhe perspektivën e viktimës së supozuar së bashku me standardet dhe vlerat e klubit, dhe kemi kërkuar të mbledhim sa më shumë informacion dhe kontekst. Kjo na ka kërkuar që të vazhdojmë me ndjeshmëri dhe kujdes për të marrë prova që nuk janë në domenin publik, përfshirë edhe nga ata që kanë njohuri të drejtpërdrejta për rastin.

Bazuar në provat që kemi në dispozicion, ne kemi arritur në përfundimin se materiali i postuar në internet nuk ofronte një pamje të plotë dhe se Mason nuk kreu veprat për të cilat ishte akuzuar fillimisht. Thënë kështu, siç Mason e pranon publikisht sot, ai ka bërë gabime për të cilat po merr përgjegjësinë.

Të gjithë ata që janë përfshirë, përfshirë Mason, i njohin vështirësitë që ai të rifillojë karrierën e tij në Manchester United. Prandaj është rënë dakord reciprokisht se do të ishte më e përshtatshme që ai ta bënte këtë larg nga Old Trafford, dhe ne tani do të punojmë me Mason për të arritur atë rezultat.

Të fundit

6 ditë në luftë me flakët, zjarri në landfillin e Elbasanit drejt shuarjes

Pas gjashtë ditësh përballjeje të vazhdueshme me flakët, zjarri që përfshiu landfillin e Elbasanit është drejt shuarjes së plotë....

Java nis me temperatura të larta! 3 qytetet më të nxehtë në Shqipëri

Ditën e hënë (7 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të...

Një shfaqje e Marina Abramović më ndihmoi të ndaloj së urryeri babanë tim abuzues

Zgjimi im kulturor:  nga Deborah Linton Në një ditë tetori më të ngrohtë se zakonisht, në vitin 2023, arrita herët – përpara radhëve – në Southbank...

6000 vende të lira pune, mungesa e stafit është “plaga” e turizmit shqiptar

Kriza e viteve të fundit ka ndryshuar rregullat e lojës: bizneset nuk kërkojnë më “më të mirin”, por dikë që të vijë. Me paga...

Pse aleanca Kinë–Rusi po tremb Perëndimin?

Në një botë që po përjeton transformime të mëdha, teknologjike, ushtarake, klimatike dhe gjeopolitike, marrëdhënia mes Kinës dhe Rusisë po shfaqet si një nga...

Lajme të tjera

Web TV