Kontrata e sterilizimit/ SPAK: Gjetëm kopje në institucionet e tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kontrata orgjinale e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë euro figuron e “zhdukur” nga Ministria e Shëndetësisë. SPAK reagoi dje duke konfirmuar se kanë sekuestruar vetëm “njësimin me origjinalin” të siguruar në institucionet e tjera. A ka vlerë hetimi pa kontratë orgjinale?

Në kulmin e hetimit dhe debatit të zjarrtë publik dhe politik mbi aferën e mundshme në konçesionin e “starilizimit të pajisjeve kirurgjikale” u zbulua një tjetër skandal, ku Ministria e Shëndetësisë si institucion që ka lidhur marrëveshjen konçesionare nuk e disponon dokumentin origjinal. Kjo është pranuar edhe nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Prokuroria e Posaçme ka deklaruar dje se disponon kontratën që është “njësim me origjinalin” të cilin e ka siguruar në instutucione të tjera. Në një sqarim për mediat, pas publikimit të lajmit se kontrata origjinale nuk ekziston, SPAK thotë se e disponon kontratën origjinale, por nuk u gjet në Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas SPAK, origjinali u gjet në institucione të tjera. “Në zbatim të këtij vendimi, oficerët e policisë gjyqësore kanë sekuestruar dosjen e koncesionit pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu duhet theksuar se me gjithë kërkimet në institucion dhe arkivën e ministrisë së Shëndetësisë, zyrtarët e këtij institucioni nuk gjetën dhe nuk venë në dispozicion kontratën origjinale të koncesionit dhe as anekset përkatëse. Dokumentacioni i sekuestruar është origjinal i kopjes së njehsuar të dërguar nga ministria e Shëndetësisë për sa i përket procedurës së dhënies së koncesionit me shkresën numër 910/ 1 datë 19 shkurt 2020”, thuhet në dosjen e GJKKO. Për këtë çështje janë tetë persona nën akuzë ku për ish-zëvendësministrin Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj u caktua “burg pa afat”, ndërsa gjashtë të tjerë me “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje”. SPAK më herët kishte marrë vendimin për sekuestrimin e praktikës së plotë dokumentare origjinale të procedurës së koncesionit të sterilizimit, por janë gjendur përpara një situate të papritur. Ky koncesion është gjetur me shkelje për veprat penale korrupsion, falsifikim dhe mashtrim, ku deri më sot dëmi ekonomik përllogaritet në 76 milionë euro. Masat e arresteve për 8 të akuzuarit janë dhënë që më 23 qershor por zbatimi i tyre është zvarritur deri më sot duke hedhur edhe më tepër mjegull rreth kësaj afere. Kujtojmë se pas hekurave për këtë aferë është ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj si dhe është dhënë masa ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitje’ për 6 zyrtarë të MSH-së. Po a ka vlerë hetimi i SPAK mbi një dokumentacion jo orgjinal, por të njësuar me origjinalin? Disa ekspertë të fushës jurdike shprehen se në kushte të tilla kur dokumenti original i lidhjes së kontratës konçesionare mes Ministrisë së Shendetësisë dhe subjekteve private për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale mungon, edhe marrëveshja duhet të quhet e pavlefshme. Nuk dihet se në çfarë rretahnash kontrata origjinale është zhdukur nga Ministria e Shendëtësisë dhe nuk ka një informacion nëse për këtë çështje kanë nisur ose jo hetimet. për këtë çështje reagoi dje edhe ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se “ekzistojnë të dhëna tronditëse që SPAK për të manipuluar sipas urdhrave, hetimet, operon me kontrata të falsifikuara dhe jo origjinale”. Berisha tha para mediave se kontrata origjinale e koncesionit të sterilizimit, për të cilën u raportua se nuk gjendet është e depozituar në disa institucione, duke i renditur ato. “PD informon publikun se ekzistojnë të dhëna tronditëse që pohojnë se SKAP-i i partisë, për të manipuluar sipas urdhrave, hetimet, operon me kontrata të falsifikuara dhe jo origjinale. Dje, mediat informuan nga prokuroria e posaçme se ky organ nuk kishte kontratën origjinale të vjedhjes së dytë të shekullit. Informojmë shqiptarët se kontrata origjinale është e depozituar: Në Prokurorinë e Tiranës, e cila pas 3 vitesh dhe 300 mijë euro ryshfet, e shpalli atë në përputhje me ligjin; Në protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë; Në Ministrinë e Drejtësisë; Në Ministrinë e Financave, thesari i të cilës nuk mund të bëjë asnjë pagesë pa pasur kontratën origjinale; Në FSDKSH, organ që mund t’i bëjë asnjë pagesë kontraktonit pa kontratën origjinale; Kopjen origjinale e disponojnë të gjithë spitalet ku kryhet shërbimi; Kopjen origjinale e ka kontraktori i këtij shërbimi”-tha Berisha. Ai më tej ftoi qytetarët në protestë. “Për të gjitha këto, PD u bën thirrje qytetarëve të ngrihemi sa më parë në protesta të fuqishme për të marrë në dorë fatin tonë dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo organizatë kriminale që drejtohet nga Edi Rama”, deklaroi Berisha.

Lexo edhe :  Vangjel Dule: Kushdo që gjendet me databaze të qytetarëve vihet para përgjegjësisë

Rimarrja në pyetje e Beqjas

SPAK do të rimarrë në pyetje ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja në lidhje me udhëtimet me biznesmenët Ilir Rrapaj dhe Umbro Staçini. Kjo tashmë është konfirmuar nga SPAK, por nuk është përcaktuar ende një datë se kur do të ballafaqohet ish-ministri me dëshminë e re. Ka qenë Gjykata ajo që I kërkoi prokurorisë speciale të marrë nën hetim dy ish-ministrat Ilir Beqja dhe Shkëlqim Cani dhe po ashtu edhe katër anëtarët e Agjencisë së Prokurimeve Publike. Gjithashtu po kjo gjykatë ka kërkuar që të shpallet i pavlefshën konçesioni i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale. “Gjykata bazuar në nenin 41 të Ligjit Nr.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksionarëve publikë”, nën titullin “Autoritetet përgjegjës për parandalimin, kontrollin dhe zgjidhjen e gjendjeve të konfliktit të interesave”, ku parashikohet shprehimisht se: 1. “Autoriteti qendror përgjegjës për zbatimin e këtij ligji është Inspektorati i lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktit të Interesave dhe që përmendet në këtë ligj me shkurtimin “Inspektorati i Lartë”. Inspektorati i Lartë vihet në lëvizje me kërkesë të institucioneve publike, palëve të interesuara dhe kryesisht me nismën e tij”, çmon se ky vendim duhet t’i komunikohet Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në përfundim të hetimeve paraprake, me qëllim marrjen e masave për ndjekjen e rrugës ligjore të hetimeve për konstatimin e pavlefshmërisë së Kontratës Koncesionare datë 02.12.2015 të lidhur midis Ministrisë së Shëndetësisë, përfaqësuar nga Ministri z.Ilir Beqaj dhe shoqërisë Saniservise sh.p.k përfaqësuar nga administratori z.Admir Daca”-thuhet në vendimin e gjykatës. Po sipas arsyetimit të GJKKO-së, “nga hetimet rezultoi se Rrapaj bëri një regjistrim formal të kompanisë së tij në Prishtinë si subjekt tatimor, ku deklaroi si punëtor të vetëm të kompanisë veten e tij me pagë 200 euro, ndërsa ajo nuk ka si veprimtari dizinfektimin e sallave kirurgjikale. SPAK vëren se operatorët fitues kanë patur dijeni të plotë për procedurat e koncensionit dhe kanë parapërgatitur dokumentacionin para se kontrata të shpallej më 13 shkurt 2015”. Më tej arsyetohet se Ilir Rrapaj mbante kontakte të vazhdueshme me ministrinë e Shëndetësisë, dhe sipas hetimeve ai e regjistroi kompaninë e tij Investital LLC në Prishtinë një muaj pasi fluturoi në Itali me dy drejtuesit e ministrisë së shëndetësisë, Beqaj e Rrjepaj, dhe një muaj para se të dilte urdhëri i ministrit për ngritjen e komisionit mbi dhënien e koncensionit. Rrapaj ka udhëtuar edhe me automjetet e zyrtarëve drejtues të ministrisë së shëndetësisë, mes të tjerave, edhe drejt Kosovës. Ndërsa koncensioni është duke u zbatuar në vitin e tetë të tij, dhe 8 persona janë në hetim, GJKKO-ja orientoi SPAK-un që krahas masave të deritanishme, të zgjerojë hetimet mbi përgjegjësitë penale të dy ish-ministrave Beqaj dhe Cani si dhe 4 komisionerëve të prokurimeve. Pas hetimeve të nisura në 1 janar 2020, SPAK pretendon se ka gjetur elementë të veprave penale “shpërdorim detyre” e “falsifikim dokumentesh” nga zyrtarët, ku përfshihen, ish-zv.ministri Klodian Rjepaj, Saimir Kadiu, drejtor ekonomik dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike në Ministrinë e Shëndetësisë. Të njëjtat akuza janë ngritur nga SPAK për mjekun Arben Gjata, shef Kirurgjie dhe rektor i Universitetit të Mjekësisë, anëtarët e komisionit, Naile Ajazi, Genc Byrazeri e Petro Mersini, ish-drejtor i përgjithshëm i shërbimit spitalor në Ministrinë e Shëndetësisë.

 

Të fundit

“Do të kenë sukses financiar në 2025″/ Ja cilat shenja do të marrin rrogën e ëndrrave

Astrologu Evan Nathaniel Grim deklaroi se disa shenja të zodiakut do të kenë një sukses financiar në vitin 2025. 1. Binjakët Lidhja...

Ja cilat fruta të thata duhet të konsumoni, nëqoftëse keni mungesë hekuri

Nëse keni marramendje të shpeshta apo ndiheni të lodhur e të dobët, atëherë trupi juaj mund të jetë i mangët në hekur. Hekuri është një nga...

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë!

Krishtlindja është një nga festat më të vyera për të gjithë besimtarët ortodoks dhe katolikë. E teksa jemi në vigjilje të Krishtlindjeve pastori Akil Pano në...

Kleri katolik dhe ortodoks uron besimtarët në prag të Krishtlindjeve

Në Shqipëri, ndërsa besimtarët katolikë dhe ortodoksë janë përgatitur të festojnë lindjen e Jezu Krishtit, udhëheqësit e tyre shpirtëror u përcollën sot mesazhin tradicional...

Udhëtarët shqiptarë tejkalojnë vizitorët e huaj! Europa, burimi i flukseve

Instat ka publikuar të dhënat e flukseve hyrëse-dalëse të shtetasve shqiptarë dhe të huaj përgjatë muajit nëntor. Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar...

Lajme të tjera

Web TV