Çështja Beleri, një darkë greke më pak për Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Samitin Ballkani Përëndimor BE, të thirrur në Athinë, mungoi kryeministri Rama për shkak se nuk mori ftesë, por refuzoi edhe presidenti Begaj pavarësisht se kishte ftesë. Çfarë fshihet pas një “darke greke” dhe çështja Beleri që acaroi marrëdhëniet mes vendeve. Reagon Rama: E kuptoj presionin e palëve të treta

Në samitin e Ballkanit Përëndimor të “thirrur në Athinë” ndodhi shumëçka, për të treguar edhe një herë se vendet ballkanike grinden edhe kur gëzojnë. Kryeministri grek Kariokis Mitsotakis ftoi të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, me përrjashtim të kryeministrit shqiptar Edi Rama. Mungesa e ftesës lidhet tashmë me një situatë të tensionuar lidhur me “çështjen Beleri”, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri që ndodhet në burg që nga 12 maji për akuzën e “korrupsionit aktiv zgjedhor në blerjen e votave”. Greqia ka kërkuar lirimin e tij, aq sa zyrtarisht ka kërcënuar se nëse Beleri nuk lirohet nga burgu dhe të betohet si kryebashkiak vendi ynë do të pengohet nga Greqia për tu integruar në BE. Në këtë situatë, Mitsotakis nuk ftoi Ramën, por i dërgoi një ftesë kreut të shtetit Bajram Begaj, i cili edhe ai refuzoi pjesëmarrjen me “argumentin” se kishte agjendë të paracaktuar, por në fakt refuzimi i tij lidhet qartësisht me refuzimin e Mitsotakis për ti dërguar ftesë Ramës. Kryeministri Rama humbi “protagonizmin” në këtë darkë pune ku ishte e pranishme edhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen dhe Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenski. Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, por edhe lufta Rusi-Ukrainë ishin temat kryesore të diskutimeve ku më i fituar doli “lobi greko-sllav”. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç mori dy “lajme të mira”. Së pari mori premtimin e kryeministrit Mitsotakis se Greqia nuk do e njohë Kosovën, po ashtu edhe Zelenski nuk dha asnjë mesazh të qartë nëse do e njohë apo jo Kosovën, në mesin e një lufte që bëhet sa me bombardime, aq edhe diplomaci. Në këtë takim ishte edhe kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti që u përball me disa deklarata jo aq të këndshme nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Kovaçevski, sidomos për debatin e sjelljes së Kurtit në viztën e fundit që pati në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa këto zhvillime të vogla ishin domëthënëse për ndarjen e hapur ballkanike u shtua edhe një tjetër konflikt tashmë i hapur mes Shqipërisë dhe Greqisë përsa i përket çështjes Beleri. Për këtë mbajti qëndrim edhe Rama i cili në një reagim disi të gjatë kujtoi se në tetor në vendin tonë mbahet “Samiti i Berlinit me vendet e Ballkani Përëndimor”, ku i ftuar do jetë edhe Mitsotakis, që gjithsesi Rama aludon se “ndikuhet nga palë të treta”.

Lexo edhe :  “Dekadë vendimtare për ne”, Rama: Shqipëria tashmë vend europian

Reagimi i Ramës

Këtu është përgjigja ime për të gjithë ata, në Greqi, Shqipëri apo gjetkë, që komentuan në mënyra të ndryshme ose u hutuan nga mungesa ime në Athinë, por edhe për gazetarët që kërkuan mendimin tim dhe nuk morën përgjigje para ngjarjes. Arsyeja është e thjeshtë: nuk doja të shqetësoja mikpritësin dhe të ftuarit e tij, duke e shtuar zhurmën para se miqtë e mi të mirë të mbledhur në Athinë të përfundonin punën e tyre. Jam i lumtur që Kyriakos mori iniciativën për të thyer bukën me liderët shumë të rëndësishëm dhe për të diskutuar të ardhmen evropiane të Ballkanit në sfondin e agresionit rus. Rajoni ka nevojë që Greqia të përfshihet më shumë në rrugën tonë të përbashkët. Unë i kam thënë gjithmonë atij apo miqve të tjerë grekë, duke e thënë publikisht në disa raste, se sinqerisht besoj se vendi i tyre ka një rol të natyrshëm për të luajtur në Ballkan duke pasur parasysh profilin dhe përvojën e tij në BE. Shpresoj shumë që takimi të ishte produktiv dhe sigurisht, më mirë të mos e kisha parë darkën e përdorur për t’i dërguar Shqipërisë një mesazh kontradiktor kundrejt qëllimit shumë më ambicioz të nismës dhe shpresoj që ky fakt fatkeq të mos ngatërroi. të nderuar të ftuar. Për sa më përket mua, të flasësh, të komunikosh, të debatosh me miqtë, aleatët, partnerët dhe fqinjët, para së gjithash, është thelbi i politikës ndërkombëtare dhe të përpiqesh, gjithmonë të përpiqesh, të vendosësh veten në vendin e tjetrit është një domosdoshmëri. Aq më tepër kur gjërat duket se shkojnë keq. Në tetorin e ardhshëm Shqipëria do të kryesojë Samitin e Procesit të Berlinit të këtij viti në Tiranë. Natyrisht, miku im i dashur dhe kolegu shumë i respektuar në Athinë ka qenë i ftuar të marrë pjesë dhe nuk mund ta imagjinoja kurrë të përgjigjesha nën zë, duke ftuar në vend të tij Presidentin grek, për të cilin kam edhe respektin më të madh. Unë e kuptoj presionin e palëve të treta, të etur për të shfrytëzuar çdo rast për të bërë një mal nga një kodër mole. Por ne të gjithë kemi sfida shumë më të mëdha përpara, ka male të vërteta për t’u ngjitur. Ajo që duhet të na bashkojë në kohë të tilla të trazuara për hir të popullit tonë, vendeve tona, rajonit tonë, Evropës tonë është më e madhe se ajo që na ndan. Shumë është në rrezik globalisht, që ne të bëhemi peng i politikës së brendshme fisnore.

Të fundit

Destinacionet perfekte nëse doni atmosferë KRISHTLINDJESH

Atmosfera e Krishtlindjes po fillon të ndihet kudo, por askund më mirë se në markatat festive nuk mund të...

Kuvendi pritet të miratojë ligjin për vitet e humbura të punës, ja kush përfiton

Në vitin e ardhshëm pritet të zyrtarizohet nisma ligjore, e cila njeh vitet e punës që nuk dokumentohen, për qëllime pensioni. Projektligji u miratua...

Shqipëria mbyll TikTok, eksperti:Ja mënyrat që do të përdoren për të pasur aplikacionin

Tomi Kallanxhi, ekspert IT, në një emision televiziv, ndërsa e konsideroi si show vendimin e Kryeministrit. Në vijim, Kallanxhi tregoi disa nga mënyrat që mund...

“Ka që prej 1968-ës në politikë dhe ka bllokuar PD”, Basha shpërthen ashpër për Berishën

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, në një intervistë në “2984” të komedianit Albano Bogdo, ka komentuar situatën politike në vend, por edhe situatën në PD. I pyetur...

E bëri sërish, veprimi i Arbana Osmanit para nisjes së BBV4 tërheq vëmendjen…

Arbana Osmani ka qenë moderatorja për shumë vite e reality-show më të ndjekur “BB Albania” e më pas “BBV Albania”. Vitin e shkuar Arbana jo...

Lajme të tjera

Web TV