Nuk pranoi dorëheqjen, qeveria spanjolle pezullon Rubiales pasi puthi Hermoson

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria spanjolle ka vendosur të pezullojë Luis Rubiales nga detyra e presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit.

Kështu deklaroi Victor Francos, President i Këshillit të Lartë të Sporteve, i cili u paraqit në konferencën për shtyp pas njoftimit të presidentit të RFEF se nuk dëshiron të japë dorëheqjen, ndërsa theksoi se Rubiales nuk ka qenë asnjëherë në lartësinë e detyrës që kishte.

Z. Rubiales nuk ishte në lartësinë e detyrës. Ai nuk ishte në “lartësinë e asaj që prisnin lojtarët, as e asaj që priste qeveria, as e asaj që priste, mbi të gjitha, futbolli spanjoll. Nuk bëri atë që duhej të bënte. Shpjegimet e tij nuk janë të mjaftueshme, as nuk mjafton që të mos ndërmerren veprime të mëtejshme. Qeveria spanjolle nuk do të mbetet e pandjeshme përballë asaj që ndodhi sot. Qeveria sot ka nisur procedurat që zoti Rubiales t’i japë shpjegime. Do ta pezullojmë Rubiales nga funksionet e tij”.

Të fundit

Barcelona kërkon talentin që kushton 70 mln euro! Lojtari më premtues

Barcelona nuk ka hequr dorë nga strategjia për të ndjekur talente të reja që i përshtaten filozofisë së saj...

Ngjarja në Durrës, dalin detaje të reja! Jet-ski i merr jetën turistit, shpëton gruaja

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur paraditen e sotme në ujërat përballë zonës së Shkëmbit të Kavajës, ku dy...

Bëhuni gati për parlamentin më të mërzitshëm në historinë e Shqipërisë!

Me afrimin e sesionit të ri parlamentar në shtator, panorama politike shqiptare duket se do të jetë më pak dinamike se zakonisht. Partia Socialiste...

Dy të rinj u shkulnin grave varëset e floririt nga qafa, pronari ua blinte

Policia e Tiranës ka goditur një grup të dyshuar që ishin përfshirë në grabitjen e grave kalimtare dhe më pas shitjen e bizhuterive tek...

Partia e tij feston ‘ditëlindjen’, Agron Shehaj fton simpatizantët për festë

Partia politike “Mundësia” do të shënojë një vit nga themelimi i saj me një aktivitet festiv, i cili pritet të mbahet më 4 qershor,...

Lajme të tjera

Web TV