Reshje shiu të martën dhe erë e fortë gjatë pasditeve/ Ja si do të mbyllet muaji gusht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me sa duket temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe përgjatë ditëve të fundit të gushtit.

Sinoptikania Lajda Porja ka treguar në News24 çfarë pritet të sjellë moti, duke nisur nga reshjet e izoluara, te era apo luhatja e temperaturave.

Ajo tha se reshje shiu do të ketë vetëm disa orë të martën, ndërsa pasditet do të sjellin forcim të erës në zonat bregdetare.

“Nuk është se presim të kemi reshje të konsiderueshme që të kemi një përmirësim të situatës për zjarret. Reshje të pakta do të ketë Veriu. Fundjava do të jetë me mot të kthjellët. Ka një tërheqje të të nxehtit afrikan, por do mbetemi në 36 gradë në Elbasan, Shkodër, Gjirokastër. Korça 32-34 gradë. Në Kukës, Has, Komplik deri në 37-38 gradë.Do të ketë forcim të erës në zonat bregdetare. Përgjatë vijës bregdetare do të kemi një det të trazuar. Parashikohet që deri në fund të gushtit moti të jetë i qëndrueshëm. Ka një rënie graduale të temperaturave, por mbetemi në 35-36 gradë”, tha sinoptikania.

 

Sa i përket zonave bregdetare ajo tregoi se moti do të jetë i kthjellët.
“Në Velipojës e Shëngjin 34-35gradë. 35-36 gradë në zonat e Jugut. Sa i përket detit dhe pse moti është i kthjellët, deri në 13:00-14:00 do të ketë një det relativisht të qetë, më pas do të ketë dallgëzim për shkak të erës. Kujdesi duhet në pjesën e dytë të ditës, deri në mbrëmje. Java tjetër nuk sjell ndonjë ndryshim drastik. Reshjet do të qëndrojnë vetëm disa orë ditën e martë, por më pas do të rikthehen ditët me diell. Mot më pak i qëndrueshëm vetëm në zonat malore”, tha Porja.

Të fundit

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit

Paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro në fund të muajt qershor, sipas të dhënave të fundit...

Mavijosja në dorën e Trump, çfarë do të thotë?

Imazhet e fundit të mavijosjes së duarve të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kanë rinisur debatin mbi shëndetin e tij. Një gjë e tillë...

Lufta e Vlorës, djemtë me guna të Labërisë hedhin në det ushtrinë italiane

Qershor – Shtator 1920 Nga Leonard Veizi Pas shpalljes së Pavarësisë në 1912, Shqipëria mbeti e brishtë dhe nën ndikimin e Fuqive të Mëdha dhe fqinjëve....

Belind Këlliçi: Tërmet Peçi do jetë ministri i i ri i Financave

Belind Këlliçi zbuloi emrat e mundshëm të ministrave të ardhshëm në qeveri. Ai deklaroi në emisionin “Dekalog” se Tërmet Peci mund të jetë Ministër i...

Tjetër akuzë për përdhunim ndaj aktorit francez, Gérard Depardieu rrezikon 20 vite burg

Aktori i njohur francez Gérard Depardieu është akuzuar për përdhunimin e aktores Charlotte Arnould, njoftoi Gjykata Penale e Departamentit të Parisit, sipas burimeve të...

Lajme të tjera

Web TV