Temperaturat e larta po na lënë pa gjumë/ Si ndikon i nxehti te shëndeti ynë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vala e të nxehtit duket se ka ndikuar ndjeshëm në cilësinë e gjumit të njerëzve, sipas një studimi të ri i cili zbulon se në zonat ku temperatura i kalon 25 gradë Celsius, gjasat për të fjetur më pak se shtatë orë rriten me 3.5%.

Në veçanti, sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Kolumbisë, gjatë orëve të mbrëmjes merkuri rritet më shpejt se gjatë ditës në shumicën e zonave të banuara, një fakt që trupi i njeriut e percepton.

Duke përdorur modele klimatike globale për të parashikuar humbjen e mundshme të gjumit, studiuesit zbuluan se nëse emetimet e gazeve serrë vazhdojnë me të njëjtin ritëm, deri në vitin 2099 çdo person mund të humbasë mesatarisht 50 deri në 58 orë gjumë në javë.

Kilton Minor, një studiues në Universitetin e Kolumbisë, shpjegoi për Euronews: “Ne zbuluam se në kushte normale të jetesës, njerëzit duket se përshtaten shumë më mirë me temperaturat më të ftohta të jashtme, sesa me kushtet më të ngrohta”.

Duhet të theksohet se, sipas studiuesve, cilësia e dobët e gjumit mund të rrisë lëndimet në punë, të shkaktojë probleme përqendrimi dhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Njerëzit e moshuar gjithashtu mund të jenë më të prekshëm ndaj valëve të të nxehtit, pasi një studim tregon se edhe ekspozimi i lehtë ndaj nxehtësisë mund të zvogëlojë gjumin e thellë tek burrat e moshuar.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV