U helmuan gjatë turit me anije në Sazan, 22 fëmijë polakë dalin nga urgjenca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjendja shëndetësore e 41 turistëve polakë, të cilët u paraqitën pranë urgjencës së Vlorës mbrëmjen e shkuar është përmirësuar.Mbrëmë nga urgjenca kanë dalë 22 fëmijë, të cilët ishin në gjendje më të mirë, ndërsa pjesa tjetër do të dalin nga spitali këtë mëngjes,

Turistët me kërkesë të institucioneve shëndetësore janë ndaluar të udhëtojnë drejt Shkodrës, për shkak të gjendjes shëndetësore ende të brishtë, ndërsa akomodimi i tyre është marrë përsipër nga operatorët turistik.

Mbrëmë nga urgjenca kanë dalë 22 fëmijë, të cilët ishin në gjendje më të mirë, ndërsa pjesa tjetër do të dalin nga spitali këtë mëngjes, pasi gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar.

Turistët nga Polonia, ishin duke bërë një tur me anije në Sazan, ku kanë konsumuar pulë të pjekur, sallatë, patate të skuqura, ujë, kola, lëngje dhe pjepër.

Pasi kanë konsumuar ushqimet, ata janë paraqitur me të vjella dhe simptoma helmimi në urgjencën e spitalit të Vlorës.

Fëmijët polakë u nisën në 5 të mëngjesit nga Barbullushi dhe u nisën  rreth orës 9-10 me anijen ‘Black Pearl’ në Karabun. Ata kanë konsumuar pulë, sallatë patate, kola dhe pjepër.

Mjeket shpjeguan dje se helmimi mund të këtë ardhur si pasojë edhe e lodhjes, qëndrimit gjatë në det dhe ekspozimi në diell arsye që mund të kenë përkeqësuar gjendjen e tyre.

Ndërsa një njoftim zyrtar i AKU thotë se nga gjetjet paraprake ushqimi ka qenë i prishur nga temperatura e lartë.

Fëmijët janë të moshave 14-15 vjeç dhe po marrin trajtimin e posaçëm në spitalin e Vlorës./e.t

Të fundit

Arrestohen kinezët në SHBA, akuzohen për spiunazh teknologjik

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara ka njoftuar arrestimin dhe ngritjen e akuzave penale ndaj dy shtetasve kinezë,...

Pasuria private nën shënjestrën e drejtësisë penale

Nga Ylli Manjani Ngatërrimi i drejtësisë penale me marrëdhëniet juridiko-civile të pronës përbën një ndërhyrje të rrezikshme në të drejtën kushtetuese e pronës dhe sigurinë...

Arabia Saudite nis ndërtimin e aeroportit më të madh në botë, do hapet në 2030

Arabia Saudite ka nisur ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Mbretit Salman, i cili pritet të jetë më i madhi në botë dhe të hapet...

Marrëdhënia e njeriut me vdekjen, ekzekutimi i parë në karrige elektrike

6 gusht 1890 Nga Leonard Veizi Njeriu është qenie e vetëdijshme për vdekjen. Ai nuk e përjeton vdekjen vetëm në fund, por e mendon gjatë gjithë...

Shkenca ngre alarmin: Tokës po i mbaron oksigjeni më shpejt nga sa mendonim

Oksigjeni është jetik për ekzistencën tonë, por për sa kohë do të vazhdojë të na mbështesë? Një studim i ri i realizuar nga shkencëtarë të...

Lajme të tjera

Web TV