Seksi gjatë pushimeve ka tjetër “shije”, ja çfarë e bën kaq ndryshe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pushimet janë pjesa e preferuar e vitit për këdo, qofshin ato në plazh apo në mal. Është mënyra më e mirë për të hequr stresin dhe për të kthjelluar mendjen. Sigurisht pushimet më të bukura janë ato që kaloni pranë njeriut të zemrës, pasi janë edhe një mundësi e mirë për t’u afruar më së shumti.

Por edhe seksi gjatë pushimeve ka rëndësinë e tij. Arsyet? Ja u themi më poshtë:

1.Jeni më të relaksuar: Në momentin që trupi dhe mendja janë të relaksuara, edhe seksi shijon ndryshe. Kjo ju bën ta ndjeni më tepër partnerin dhe pasioni është më i lartë.

2.Keni më shumë kohë: Nëse gjatë ditëve të zakonshme jeta juaj është e ndarë mes shumë përgjegjësive të tjera, edhe koha përmarrëdhënie intime bëhet më e limituar. Gjatë pushimeve nuk keni përse të shqetësoheni fare për këtë pjesë.

3.Ndryshimi i ambientit është eksitues: Është e vërtetuar që seksi shijon më shumë larg rutinës. Kur ju ndryshoni ambient gjërat bëhen më pikante, dhe si rrjedhojë edhe seksi do ju shijojë më tëpër.

4.Ndiheni aventurierë: Njerëzit kur janë me pushime bëhen më interesantë, më të thjeshtë, dhe më spontanë. Është efekti i ndryshimit të ambientit, na ndodh të gjithëve, ndaj shijojeni seksin sa më shumë gjatë atyre ditëve.

5.Ndiheni më të afërt me partnerin: Në jetën e përditshme, njeriu gjendet përballë stresit, lodhjes dhe përgjegjësisë në punë. Faktorë të tillë ju largojnë nga partneri, prandaj pushimet janë mënyra ideale për të rizbuluar njëri-tjetrin./E.Ç

Të fundit

Aksidenti në Tiranë, taksia përplaset me kangjellat te Ambasada Amerikane

Mëngjesin e kësaj të shtune, një aksident automobilistik është regjistruar  në Tiranë. Drejtuesi i një taksie ka humbur kontrollin...

Kryengritja e Poznanit: Punëtorët polakë sfidojnë regjimin komunist

28 qershor 1956 Më 28 qershor 1956, në qytetin industrial të Poznanit, mijëra punëtorë të fabrikës së makinerive H. Cegielski (HCP) dolën në rrugë për...

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit. Sipas saj, janë raportuar 9 vatra zjarri në pesë bashki:...

Incident i pazakontë në ring, luftëtarin rus e zë korrenti pas fitores! (VIDEO)

Ndodhi e pazakontë gjatë një eventi boksi në Tajlandë, ku një luftëtar rus i MMA-së përjetoi një moment dramatik gjatë festimit të fitores së tij. Phuket...

“A mund të vdes, të lutem?”

Lufta e Izraelit në Gaza nuk ka të bëjë më me zhdukjen e terroristëve. Ajo është shndërruar në një fushatë për vrasje masive të...

Lajme të tjera

Web TV