Kredi me interes 0…/Balla jep LAJMIN E MIRË: Mbulim i qirave për punonjësit e policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka prezantuar ditën e sotme vendimet të marrë për Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës. Balla tha se shteti do të mbulojë qiranë për punonjësit e Gardës të cilët detyrohen të ndërrojnë qytet për shkak të punës.

Po ashtu Balla tha se efektivë të policisë të cilët plotësojnë kriteret do të ketë mundësi që të marrin kredi me 0 interes. Balla tha me tej se deri në 2025 do të zgjidhet problem i strehimit të 900 punonjësve.

“Për ata që për shkak të detyrës detyrohen të jetojnë në një qytet tjetër, është e domosdoshme që të sigurojmë mbulimin e qirasë për ta dhe familjes së tyre. Po ashtu është rasti që të ndaj vijimin e një tjetër vendimmarrje, që ka të bëj me trajtimin, kredi me interes 0 për punonjësit e Policisë së Shtetit. Kush është brenda moshës 40 vjeç, brenda pak pas ditësh, se duhet ngrihet formati në e-Albania, të aplikojnë nëse plotësojnë kriteret (që lidhen me moshën).

Ne kemi evidentuar problematikat me strehimit dhe synojmë që brenda vitit të trajtojmë 100 familje dhe në ti 2024, të trajtojmë 300 familje. E kam thënë prej ditës së parë që një prej objektivat është trajtimi i duhur dhe dinjitoz i punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës.

Ne do vazhdojmë ta kemi të një prej objektiva themelore”, u shpreh Balla./ S.M

Të fundit

73,5 mln euro! Arsenali më në fund arrin akordin për sulmuesin

63,5 mln euro plus 10 mln euro bonuse. Arsenali me këto shifra ka finalizuar marrëveshjen me Sporting Lisbonën për...

“Ku i kam fëmijët?” 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tarquinia të Italisë, ku një burrë 78-vjeçar u rikthye në jetë, pak pasi u shpall zyrtarisht i...

Bie në det helikopteri që po fikte zjarret, pilotët dalin me not

Një helikopter që ishte angazhuar në fikjen e zjarreve në zonën e Aspropyrgos në Greqi, bëri një ulje emergjente në det, në Gjirin e...

Lapaj e ftoi të hiqnin dorë të dy nga mandati, reagon Shabani

i është përgjigjur Adriatik Lapajt, i cili ditën e sotem nga selia e "Shqipëria Bëhet" e ftoi të dy bashkë të heqin dorë nga...

Rama publikon videon nga Thethi: Pas operacionit nga… kanceri

Disa ditë pas përfundimit të aksionit të IMT-së në Theth, ku u prishën ndërtimet e paligjshme, kryeministri Edi Rama ka postuar pasditen e sotme...

Lajme të tjera

Web TV