Në këtë muaj të vitit ka më shumë gjasa që dikush të divorcohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka një muaj të caktuar kur divorcet kanë ‘bum-in’ e tyre më të madh!

Cili është ky muaj? Sipas të dhënave të firmës juridike FindLaë, është muaji mars, kur përqindja e përdoruesve që kërkojnë terma si “divorci, ligji familjar, kujdestaria e fëmijëve” rritet me 50% në faqen e saj.

“Ndërsa dëshira për divorcin fillon më herët,  për shkak të ndërmarrjes së veprimeve të tilla si konsultimi me terapistin e një çifti në përpjekje për të shpëtuar martesën, shumë gra dhe burra e vonojnë vendimin, gjë që do të shtojë stres shtesë në sezonin e Krishtlindjeve”, shpjegon avokati Mark Ohnstad.

Ka edhe një arsye tjetër pse shkalla e divorcit duket se rritet në muajt pas festave. Një studim zbuloi se mes bashkëshortëve jobesnikë, 56% e burrave dhe 42% e grave e tradhtuan partnerin e tyre gjatë Krishtlindjeve. Një zbulim i tillë mund të jetë pika e fundit në një martesë.

Por ka edhe një arsye praktike pse dikush mund të vonojë përfundimin zyrtar të martesës së tyre: ndoshta ata vendosin që, nga pikëpamja tatimore, është në interesin e tyre më të mirë të paraqesin një deklaratë të përbashkët të të ardhurave deri në fund të vitit, përpara se ajo të ndryshojë dhe partnerët të shkojnë në rrugë të ndara edhe financiarisht./ S.M

Të fundit

Pushuesi nga Maqedonia e Veriut ndërron jetë në plazhin e Durrësit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës ku një pushues nga...

Spartak Ngjela: Duhet të zgjatet mandati i SPAK, plugu do futur më thellë

Nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krijimit të Organizuar në vitin 2016, kjo strukturë ka goditur zyrtarë të lartë kundër korrupsionit,...

SHBA dhe Britania bashkojnë forcat në sytë e Kinës

Aeroplanmbajtësja britanike HMS Prince of Wales, anija më e madhe luftarake që ka ndërtuar ndonjëherë Britania, është bashkuar me USS George Washington në Detin...

Çfarë do të thotë ‘40% mundësi për shi’ në aplikacionin e motit? Shumica nuk e kuptojnë

Çfarë fshihet pas përqindjes së shiut në parashikimin e motit? Sa herë keni hapur aplikacionin e parashikimit të motit në iPhone-in tuaj dhe keni parë...

Largohen edhe nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës! Rama do emra të rinj

Nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e Tiranës dhe drejtues të Bashkisë, burimet bëjnë me dije se do të largohen nga drejtimi...

Lajme të tjera

Web TV