Pak siguri, edhe më pak ndëshkime për tregun ushqimor në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është data 20 gusht dhe temperatura arrin në 35 gradë, por banorët e rrugës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë gjenden në treg duke bërë pazaret e javës. Shumë prej tyre blejnë fruta-perime te rrugica “Vath Koreshi”, ndërsa të tjerë janë duke bërë pazar me banorët e zonave rurale, që shesin qumësht dhe vezë mbi trotuar.

Petriti bashkë me të shoqen bisedojnë me tregtarët ambulantë dhe blejnë prej tyre bulmet.

“Qumështin e morëm tek fshatarët, e kanë të freskët,” thotë Petriti. “Dalim çdo ditë që e marrim, mundohemi të vijmë sa më shpejt, por na qëllon ndonjë ditë që vijmë edhe vonë,” shton ai.

Kryeqyteti është tregu kryesor i produkteve të banorëve të zonave rurale, që sjellin çdo ditë qumësht, vezë, pula, mish qengji apo viçi si dhe fruta-perime të bahçeve të tyre. Por ata nuk kanë një treg të posaçëm  dhe i shesin produktet në rrugica apo trotuarë.

Kërkesa për produkte të freskëta fshati është gjithashtu e lartë në Tiranë, pavarësisht kushteve të tregtimit.

“Cilësia e qumështit të lopës që marrim tek fshatarët është më e lartë, ne e bëjmë vetë edhe kosin. Ka pasur raste që ka qenë i prishur, se ne kemi ardhur vonë dhe ka qëndruar në diell bidoni, por sërish mendojmë se ushqehemi më të sigurt kështu,” tha Petriti.

Por ekspertët e sigurisë ushqimore nuk bien dakord.

Kristaq Bërxholi, pedagog në pension i Veterinarisë Mjekësore thotë se tregtimi i produkteve në kushte jofrigoriferike është rreptësisht i ndaluar dhe “duhet të ndalet menjëherë”.

“Shitja e produkteve në rrugë si qumështi, mishi, djathi, veza  dhe mishi është kategorikisht e ndaluar. Bota ka dhënë alarmin, pasi ndryshimi i klimës ka shtuar shumë insektet, ka shtuar parazitët, por edhe viruset dhe bakteret që këto produkte transmetojnë,” tha Bërxholi.

Lexo edhe :  Rama: Nuk u martuam sot! Frederiksen: Duhet të jemi bashkë

“Nëpërmjet ushqimit mund të infektohen shumë njerëz, mund të përhapen shumë sëmundje ndaj edhe kërkohet shumë kujdes,” shtoi ai./ Reporteri.al

Të fundit

“Liri për Palestinën”/ Vriten në Uashington, dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite

Dy punonjës të ambasadës izraelite u qëlluan për vdekje jashtë Muzeut Hebraik në Uashington. Konfirmimi vjen nga Sekretarja e...

Mot i paqëndrueshëm/ Sërish reshje shiu në disa zona të vendit!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas SHMU, orët e para...

Berisha ankohet tek DASH dhe BE: Më vodhën!

Partia Demokratike i ka dërguar një raport mbi zgjedhjet e 11 Majit faktorit ndërkombëtar. Në një konferencë për shtyp, Sali Berisha tha se raporti...

Horoskopi i ditës së enjte, 22 maj 2025

Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo mendim dhe emocione me atë...

Lajme të tjera

Web TV