Turizmi gjithëvjetor në Shqipëri/ Ekspertët: Pritet të ketë fluks edhe në muajt në vijim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse bregdeti kishte fluksin më të madh të vizitorëve gjatë verës, edhe muajt në vijim pritet të ketë dyndje turistësh në Alpet Shqiptare apo në parqet e ndryshme nga Veriu në Jug sipas ekspertëve të turizmit.

“Fluksi kryesor i turistëve sidomos atyre të huajve, por edhe shqiptarëve përqendrohen brenda Shqipërisë.”

Parqet arkeologjike apo zonat historike të vendit përballen me fluks vizitorësh gjatë gjithë vitit.

“Duke filluar qysh nga Janari i këtij viti të gjitha qytetet kulturore kanë një rritje të ndjeshme, shpesh herë dhe me 200% të numrit të vizitorëve.”

Kuzhina tradicionale dhe agro-turizmi mbeten ndër pikat më të forta të vendit tonë që tërheqin më shumë turistët nga e gjithë bota.

“Vendet dhe restorantet ku ofrohen ushqime tradicionale janë më të preferuarat dhe ato i ke gjithmonë plot, përshembull në destinacione si Lezha që është on top për gastronominë në Shqipëri.”

Nga ana tjetër ekspertët e turizmit theksojnë se edhe prenotimet përgjatë vijës bregdetare këtë vit janë deri në fund të Tetorit.

“Ky fluks do të vazhdojë dhe përgjatë vjeshtës sepse disa prej këtyre strukturave pritëse që janë përgjithësisht të parapaguara ose all-inclusive janë të prenotuara, hotelet.”

Duke parë bumin turistik që pati vendi ynë veçanërisht gjatë stinës së verës, ekspertët rekomandojnë se duhet të rikthehet vëmendja tek infrastruktura për të ofruar shërbim sa më me standarde tek vizitorët e shumtë./  S.M

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV