Pas shkarkimit të Gjicit/ Zgjedhjet e 24 shtatorit, rikthejnë kuksianët në atdhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të marë pjesë në zgjedhjet lokale të 24 shtatorit në Kukës, kanë planifikuar të rikthehen në atdhe dhjetëra emigrantë.

Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, i cili ka treguar se ka kontaktuiar miq të tij emigrant në Angli.

Ai ka deklaruar se kuksianët i kanë premtuar që do të kthehen në atdhe, për t’u bërë pjesë e fushatës së PD-së, për zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës.

“Diaspora e Kukësit në aksion për t’i rikthyer dinjitetin Kukësit dhe Bashkinë qytetarëve!

Pas përfundimit të Primareve në Kukës, ku demokratët dhe qytetarët i dhanë besimin Emri Vatës për të kandiduar në zgjedhjet e pjesshme të 24 Shtatorit, miq e shokë që i kam njohur gjatë studimeve të mia në Angli më kontaktuan dhe u zotuan se do vijnë në atdhe për t’u bërë pjesë e fushatës në kampin tonë me arsyen e vetme, kthimin e pushtetit vendor në duart e qytetarëve.

Të gjithë ata e shohin vendlindjen me sytë e zemrës, e këtë radhë nuk do rrinë duarkryq e të shohin se si një kastë njerëzish pa moral e të korruptuar të tjetërsojnë vullnetin e bashkëqytetarëve të tyre.

Rinia e Kukësit, e detyruar të marrë rrugët e mërgimit është një potencial i jashtëzakonshëm, për të ndryshuar faqen e Kukësit dhe mbarë Shqipërisë.

Kukësi nuk ka nevojë për mëshirë, por Kukësi kërkon vizion dhe Emri Vata me stafin e tij e kanë këtë vizion për të nxjerrë në dritë potencialet njerëzore dhe ekonomike të kësaj treve, palcë e identitetit tonë kombëtar.

Këto javë do të jem në Kukës në kuadër të fushatës elektorale dhe së bashku më të rinj të FRPD do japim kontributin për fitoren e Emri Vatës, e nuk do lejojmë që vullneti i banorëve të kësaj treve të tjetërsohet siç ndodhi me 14 Maj.

Së bashku me Emri Vatën do të punojmë për një program ekonomik, që do ketë në thelb rritjen e investimeve të huaja në këtë treve që ka një pozicion strategjikë mes dy pjesëve të kombit tonë”, shkruan ai.//  S.M

Të fundit

Deputeti demokrat: PD ka nevojë për reformë të thellë

Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku, ka kritikuar opozitën në studion e "News 24" duke thënë se në këtë gjendje që...

Virozat sjellin fluks të lartë në urgjenca

Së fundmi, urgjencat dhe mjekët e familjes po përballen me një fluks të lartë qytetarësh të prekur nga gastroenteritet ose inflamacionet me karakter viral. Shumë...

Në kërkim nga policia shqiptare, Rezart Taçi dënohet me burg në Zvicër

Biznesmeni shqiptar Rezart Taçi është dënuar me 30 muaj burgim nga një gjykatë në Zvicër për mashtrime financiare në lidhje me tregtinë e naftës....

Barcelona vendos çmimin për yllin e ekipit: kushton 70 mln euro

Barcelona thuhet se ka vendosur një çmim prej 70 milionë eurosh për Fermin Lopez. Spanjolli është një nga objektivat e Chelsea-t dhe është përfolur për...

“Irani po planifikon një raketë që mund të godasë Evropën”

Irani po zhvillon aktualisht një raketë balistike të aftë për të arritur zemrën e Evropës." Kështu deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një intervistë...

Lajme të tjera

Web TV