Sezoni i ri politik/ Bardhi kërkon unifikim të PD-së, PS me sytë nga 2030

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vullneti për të bashkuar demokratët nuk mungon as nga grupimi i Gazment Bardhit. Këtë e bëri të ditur vetë kreu i grupit parlamentar të PD pas mbledhjes së konferencës së kryetarët, i cili zbuloi se ai dhe disa nga kolegët e tij të djathtë po punojnë që t’i jepet fund ndasisë ndërmjet demokratëve.

“Do të duhet të opozita të jetë e unifikuar, një trup i vetëm përballë mazhorancës. Unë jam kryetar i grupit parlamentar të PD dhe jam i vendosur që të bëj gjithçka që opozita të jetë e unifikuar. Nuk ka asnjë arsye pse të gjithë të mos jemi në një sallë. Të ndërtojmë një aksion të përbashkët kundër Edi Ramës. Që konflikti të zgjidhet duhet që secili prej nesh të heqë dorë nga interesat personale”, tha Bardhi.

Kjo përpjekje për bashkim duket e fokusuar drejt deputetëve të Berishës, pasi për Lulzim Bashën dhe njerëzit e tij, Bardhi kishte një paralajmërim, sa i përket shkresave që do t’i drejtohen Kuvendit për regjistrimin dhe kryesimin e grupit parlamentar. “Kush vendos të bëjë lojën e gëc-mëceve në opozitë, praktikisht e përjashton veten nga të qenit opozitar. Me 2 shtator nuk ka kuvend kombëtar. Për momentin PD nuk ka kryetar”.

Ndërsa socialistët i kanë sytë nga Europa. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS e bëri fakt të kryer anëtarësimin e Shqipërisë në 2030, ndonëse edhe vetë Brukseli është i paqartë për këtë. Integrimi – thotë Toni Gogu – duket se do të mbajë dorën e mazhorancës të shtrirë drejt opozitës, pavarësisht grupimeve të saj.

Në takimin e parë politik për këtë sesion, në Konferencën e Kryetarëve, PD dhe PS nuk gjetën gjuhën e përbashkët për agjendën parlamentare. Mazhoranca nuk e miratoi kërkesën e demokratëve që në seancën plenare të së hënës të diskutohen edhe problemet e qytetarëve, duke mos harruar që pasditen e 4 shtatorit socialistët do të duhet jenë përballë kryetarit të tyre për Asamblenë Kombëtare. // S.M

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV