Vrau të atin duke i vendosur eksploziv sobës me gaz, arrestohet 23-vjeçari në Selenicë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Vlorës nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka zbardhur detajet e  ngjarjen e rëndë të ndodhur në Selenicë, ku 23-vjeçari ka vrarë babanë e tij duke i vendosur eksploziv në sobën me gaz.

Fillimisht u dyshua se ngjarja ishte aksidentale, por nga hetimet e thelluara rezultoi se 56-vjeçari humbi jetën pas shpërthimit të lëndës plasëse që ishte vendosur në sobën me gaz, nga i biri i tij.

Policia deklaron se, 23-vjeçari dyshohet se për shkak të dhunës së vazhdueshme që babai ka ushtruar ndaj tij, ka vendosur lëndë plasëse në sobën me gaz, në oborrin e banesës, nga shpërthimi i së cilës humbi jetën 56-vjeçari.

Sakaq, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: mekanizmi elektrik me të cilin është realizuar shpërthimi, 25 granata dore difensive, 37 kallëpe me lëndë plasëse tritol (me peshë 400 gr. secila), 43 kapsolla detonatore, 5 ndezësa granatash, 1 armë zjari pushkë, 1 celular, 2 thika, 310 fishekë luftarakë, 12 krehra për armë zjarri, 2 radio marrëse-dhënëse, kapuça dhe veshje për mbulimin e fytyrës dhe mjete për punime elektrike me ngjitje.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm, në territorin e jashtëm të banesës së shtetasit D. G., ngjarje e cila fillimisht u dyshua si aksidentale, grupi hetimor siguroi prova që krijonin dyshime se ngjarja mund të mos ishte aksidentale.

Bazuar në provat e siguruara dhe në veprimet e kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në drejtimin e Prokuorisë, rezultoi se ngjarja nuk ishte aksidentale, por e qëllimshme.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi M. G., 23 vjeç, djali i 56-vjeçarit që humbi jetën nga shpërthimi në territorin e jashtëm të banesës së tij.

23-vjeçari dyshohet se për shkak të dhunës së vazhdueshme që babai ka ushtruar ndaj tij, ka vendosur lëndë plasëse në sobën me gaz, në oborrin e banesës, nga shpërthimi i së cilës humbi jetën 56-vjeçari.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: mekanizmi elektrik me të cilin është realizuar shpërthimi, 25 granata dore difensive, 37 kallëpe me lëndë plasëse tritol (me peshë 400 gr. secila), 43 kapsolla detonatore, 5 ndezësa granatash, 1 armë zjari pushkë, 1 celular, 2 thika, 310 fishekë luftarakë, 12 krehra për armë zjarri, 2 radio marrëse-dhënëse, kapuça dhe veshje për mbulimin e fytyrës dhe mjete për punime elektrike me ngjitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Tokë e ‘xanum’/ Rama paralajmëron bizneset: Hiqini trarët e tendat nëpër lokale

Kryeministri Edi Rama në një komunikim në rrjetet sociale bën thirrje që të hiqen trarët e vendosura për parkime në hapësirat...

Berisha uron SHBA-në në ditën e Pvarësisë/ Kremton pas fitores epike ndaj Ajetollahëve

Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kreu i PD Sali Berisha ka përcjellë një urim të...

Nga bora në plazhe te temperaturat -18°C, Amerika e Jugut ngrin nga ajri polar

Ndërkohë që Europa po goditet nga i nxehti vdekjeprurës, një i ftohtë i paprecedentë po Argjentinën, Kilin dhe Uruguain, duke i marrë jetën të...

Michael Madsen, ikonë e kinemasë së viteve ’90, ndërron jetë në moshën 67-vjeçare

Aktori i njohur amerikan Michael Madsen, i cili u bë ikonë e kinemasë së viteve ’90 me rolet e tij të pashlyeshme si burrë...

“Djalë ke 2 orë që gënjen”, sherr e fyerje mes Erion Alibej dhe Plarent Dervishaj në gjyq

Seanca e radhës gjyqësore ku ka dëshmuar i penduari i drejtësisë Erjon Alibej, është shoqëruar me tension dhe përplasje verbale midis tij dhe Plarent...

Lajme të tjera

Web TV