“Ditë të mëdha ju presin …”/ Horoskopi javor, 4-10 Shtator 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

DASHI

Dashuria: Pas një vere ku Marsi ju ka ndezur zemrat dhe pasionet, tani situata kozmike e shenjës suaj duket se do të ngadalësohet pak. Pra jepini përparësi logjikës, mendimeve dhe ideve që ju nevojiten për t’u përballur si duhet me sezonin e ri.

Puna dhe karriera: Është i shkëlqyer tempi i yjeve dhe planetëve që iu bën të jeni më të interesuar në  çështjet praktike dhe profesionale.

E veçanta e javës: Tranziti i Marsit ju bën të vëmendshëm dhe të përgjegjshëm ndaj mirëqenies së trupit. Zgjidhni diçka që eliminon pasojat e dëmshme të verës.

DEMI

Dashuria: Gjithçka varet nga Marsi, planet që nga ky moment për Demin bëhet miqësor dhe i thjeshtë, duke ju nxitur të dialogoni e të argëtoheni me personin që doni.

Puna dhe karriera: Nëse për momentin nuk jeni dhe aq i gatshëm për të rifilluar dhe për të përballuar kthimin në zyrë, në ditët e ardhshme energjia juaj do të jetë më e madhe për të përmbushur detyrat dhe impenjimet që keni.

E veçanta e javës: Shfrytëzoni hënën e së mërkurës për të vendosur pak rregull mes ëndrrave dhe shpresave tuaja. Sepse është momenti t’i konkretizoni gjërat.

BINJAKËT

Dashuria: Para partnerit tuaj shpesh do të ndiheni jo të gatshëm për të jetuar të tashmen prandaj do të vendosni të silleni në mënyrë më decizive e të qartë duke i bërë më të dukshme diferencat në stil në çift.

Puna dhe karriera: Në një moment do të keni dëshirë të ndani hesapet me profesionet, t’u jepni një pozicion më preciz ideve dhe të  rrokni një këndvështrim tjetër për sezonin e ri.

E veçanta e javës: në fundjavë Mërkuri do t’ju ndihmojë të silleni në mënyrë më logjike dhe të përcaktuar. Vetëm mbani premtimet.

GAFORRJA

Dashuria: Do keni dëshirë t’i merrni gjërat seriozisht, të krijoni një look të thjeshtë dhe jo të mbingarkuar që ju çon drejt asaj që dëshironi. Ndërkohë provoni të imagjinoni një të ardhme së bashku,  për të kuptuar se si partneri mund të ketë një rol në projektet tuaja.

Puna dhe karriera: Marsi do t’ju dhurojë një pamje serioze, të vendosur dhe profesionale, një energji të re  të cilën duhet ta vendosni menjëherë në praktikë për të bërë një figurë të mirë. Duket se keni nisur me këmbë të mbarë.

E veçanta e javës: Hëna e së mërkurës do t’ju ndihmojë të kuptoni cilësitë e vërteta të një personi që e konsideroni mik. Është koha të zbuloni se kush ju do në të vërtetë.

LUANI

Dashuria: E marta mund të jetë për ju një ditë në të cilën pretendoni transparencë absolute dhe të vërtetën përballë një zone të errët dhe ambiguiteti të jetës në çift.

Puna dhe karriera: Venusi nuk rresht së projektuari kualitetin e impenjimeve tuaja dhe së shpejti do të shijoni një projekt të ri të nisur nga Mërkuri, energji që ju bën më të vendosur, funksional dhe gjenial.

E veçanta e javës: Ndiqni këshillën e Mërkurit që i sposton mendimet dhe idetë tuaja drejt prakticitetit, mirëkuptimit dhe çdo gjëje tjetër.

VIRGJËRESHA

Dashuria: Zemra mund të zgjedhë të heshtë, duke respektuar një qiell të qetë, duke iu përshtatur energjive që nuk do të hyjnë kurrë në lojë. Do të jetë pra, më tepër një javë mendimesh e idesh dhe do t’u japë kohë gjërave praktike. Edhe partneri mendon si ju.

Puna dhe karriera: Jeni gati për të dhënë më të mirën tuaj, për të reaguar ndaj sfidave të vogla të javës nga ana profesionale. Por kujtoni se ka dhe gjëra të papritura që kushtëzojnë  ngjarjet. Vëzhgoni mirë pastaj bëni zgjedhje.

Lexo edhe :  Ja si do të jetë moti në këtë fund dhjetori, dhe si pritet të nisë 2025

E veçanta e javës: E mërkura do të jetë një ditë ku duhet të shiheni në pasqyrë dhe të mendoni se ç’gjë të bukur mund të bëni për vete. Dieta, trajtime e përkëdhelje.

PESHORJA

Dashuria: Sjelljet tuaja duhet të jenë më delikate, duhet t’u buzëqeshni me mirësjellje atyre që doni dhe u qëndrojnë pranë. Bëjeni për veten tuaj.

Puna dhe karriera: Do të keni nevojë për dritë, vitalitet dhe entuziazëm në zyrë. Mësoni që çdo gjë ta bëni me pasion dhe lehtësi. Yjet do t’ju japin një dorë të mërkurën.

E veçanta e javës: Hëna e plotë e së mërkurës do t’ju ndihmojë të ndërmerrni një vendim që ka lidhje me shtëpinë dhe familjarët. Mos i nënvlerësoni këshillat e qiellit tuaj.

AKREPI

Dashuria: Marsi do t’ju japë mundësinë të vlerësoni edhe gjërat më të thjeshta e kënaqësitë e vogla dhe do t’ju bëjë të reflektoni se nuk mund të merrni maksimumin nga gjithçka. Diçka që do të ndihmojë intensitetin tuaj në çift.

Puna dhe karriera: Tranzicionet e javës do t’ju përballin me një akrep të pa përqendruar që nuk e vë më punën para gjërave të tjera. Si pasojë, do të jeni më të kujdesshëm ndaj rezultateve konkrete.

E veçanta e javës: Mërkuri në fundjavë mund t’ju sjellë shumë fat për sa i përket kënaqësive të vogla personale që do t’ju sjellë një takim special.

SHIGJETARI

Dashuria: Yjet duket se do të ndalojnë papritur emocionet  dhe pasionet tuaja të momentit. Kush është i interesuar për ty, do t’ju bëjë të ndieni prezencën dhe interesin e tij.

Puna dhe karriera: Mërkuri po lëviz dhe po ju bën që të aspironi më të mirën. Një stil që do të përpiqeni ta kopjoni dhe yjet  do t’ju ndihmojnë.

E veçanta e javës: Hëna e Plotë e së mërkurë do t’ju ndihmojë të kuptoni më shumë gjëra rreth familjes dhe njerëzve të afërt. Mendimet në aksion.

BRICJAPI

Dashuria: Në panoramën e një fund vere pak zhgënjyese dhe jo aq intensive sa do ta donit ju, Marsi fillon të lëvizë çdo gjë. Planeti i kuq do t’ju sjellë pasione dhe rrahje të reja zemre. Lëvizni me qetësi.

Puna dhe karriera: Ndoshta gjërat personale do t’ju bëjnë që të ndiheni pak të pavendosur profesionalisht. Për këtë do t’ju vijë spontanisht dëshira për t’u lënë më shumë hapësirë gjërave intime dhe personave që bëjnë pjesë në jetën tuaj private.

E veçanta e javës: E mërkura rregullon look-un tuaj dhe mënyrën e të sjellurit në publik falë Hënës së plotë. Ju jep më shumë ngjyra dhe butësi.

UJORI

Dashuria: Marsi ju ndalon të ndërmerrni një sfidë në raportet tuaja personale. Në këtë mënyrë tensionet janë të ulura dhe do ta keni më të lehtë të menaxhoni energjitë që ju largojnë prej partnerit. Gjithçka kthehet në një normalitet të çmuar.

Puna dhe karriera: Mjaft u impenjuat më shumë se sa duhet duke lënë pas dore njerëzit tuaj të afërt, por delegojini detyrat.

E veçanta e javës: Të martën Mërkuri do t’ju ndihmojë të komunikoni me lehtësi, të improvizoni dhe të jeni të qartë.  Një mundësi e shkëlqyer për të jetuar bukur çdo lloj marrëdhënieje.

PESHQIT

Dashuria: Bëni kujdes këtë javë sepse mund të jetë një moment për të nxjerrë në pah diferencat mes jush dhe partnerit.

Puna dhe karriera: Keni nevojë të përmirësoni raportet tuaja në zyrë, të qartësoni realitetet dhe raportet me  kolegët.

E veçanta e javës: E mërkura do të jetë një ditë e dobishme për të bërë bilance dhe për projektuar të ardhmen.

Të fundit

Bonusi i fundvitit, pensionistët: Nuk duam të hamë vetëm për vit të ri

Edhe në Berat vijon prej më shumë se dy javësh shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, të cilët...

Tentoi të parakalonte me shpejtësi, përmbyset automjeti në aksin Librazhd-Përrenjas

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 11:00 në vendin e...

Trump vjen në Tiranë, kryeministri Rama zbardh detaje për vizitën

Kryeministri Edi Rama njoftoi se Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të vizitojë Shqipërinë gjatë Samitit të NATO-s...

Mbyllja e TikTok-ut/ Rama: Nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë

Kryeministri Edi Rama konfirmoi se rrjeti social TikTok do të mbyllet në Shqipëri. Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, Rama tha se vendimi mbetet...

“Na ka goditur syri i keq”, Rama flet për tunelin e Murrizit: Solli surprizë të hidhur

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për Rrugën e Arbrit dhe veprën kryesore të këtij projekti, tunelin e Murrizit. Shefi i...

Lajme të tjera

Web TV