Gjendet e vrarë një grua në Tiranë, arrestohet e motra: Dyshimet e policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vritet me thikë në banesën e saj në rrugën e Kavajës, një grua në Tiranë. Burime nga policia konfirmojnë se në trupin e gruas janë konstatuar plagë të shkaktuara nga thika .

Policia ka dyshime se gruaja mund të jetë vrarë nga motra e saj gjatë një debati e sipër. Disa orë pas ngjarjes policia ka arrestuar edhe autoren e dyshuar të vrasjes.

Trupi i gruas u gjet i pajetë në banesë pasditen e të shtunës, po ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit.

Policia ka shoqëruar të afërm të viktimës për t’u marrë në pyetje.

Fillimisht u dyshua për vetëvrasje, por më pas policia dyshoi se gruaja ishte vrarë për shkak të plagëve që kishte në trup. Sipas burimeve, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në debat e sipër mes dy motrave./  S.M

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV