Shtrohet Rr. “Rexhep Bastari” në Fresk/ Veliaj: Uratat e banorëve prova më e mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër rrugë në zonën e Freskut, rruga “Rexhep Bastari”, është asfaltuar nga Bashkia e Tiranës, duke u pajisur me sinjalistikë, ndriçim, kanalizime dhe rrjetin e nevojshëm elektrik.

Në përurimin e aksit që lidhet edhe me rrugën Tiranë-Dajt, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se miratimi i një vepre të ndërtuar me cilësi vjen vetëm nga banorët e zonës, të cilët e falënderuan kryebashkiakun për investimin.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që mora sot uratat e gjysheve, të gjysh Osmanit, por edhe të gjithë banorëve këtu.

Më bëhet zemra mal sepse kështu certifikohet puna jonë. Ka një certifikim që bëhet nga supervizori, por certifikimi më i mirë bëhet nga banorët. Kur banorët kanë vetëm bekime dhe fjalë të mira, edhe për punën, edhe për cilësinë e saj, do të thotë se e kemi marrë ‘certifikatën e cilësisë’. Tani duhet vetëm ta mirëmbajmë.

Dua të falenderoj të gjithë banorët për bashkëpunimin,” tha Veliaj.

Ai kujtoi edhe debatet e pak muajve më parë, kur gjatë fushatës shumë projekte të tilla u quajtën fasadë elektorale.

“E di që edhe kjo rrugë ka qenë pjesë e debateve të fushatës – ‘jo po asfalt elektoral’, – por, ndërkohë e vërteta është se, ka apo s’ka fushatë, ka apo s’ka pushime, dimër apo verë, se bie shi apo se ka diell, ne do vazhdojmë punën sepse vetëm puna na nxjerr në dritë.

Llafet i merr era! Njerëzit i kanë harruar sherret dhe debatin e fushatës, por ama kjo ngelet. Prova për skuadrën që punon dhe skuadrën që ka lënë një gjurmë në të gjithë territorin, mbetet kudo ku kemi vënë dorë dhe ku kemi pasur projekte të finalizuara me sukses dhe me këtë cilësi,” nënvizoi Veliaj.

Lexo edhe :  Evropa vendos gjoba për turistët problematikë!

Jo vetëm në këtë aks, shtoi më tej ai, por nga qendra e kudo, në çdo cep e periferi të Tiranës, po punohet me cilësi për të rikonstruktuar çdo rrugë dhe rrugicë: “Kur ishim të vegjël thoshim, ‘tamam si jashtë shtetit’. Sigurisht, këtë e sjell infrastruktura. Për sa kohë që dikush vjen nga qendra e Tiranës deri këtu, në majë të Dajtit, me skuter, do të thotë se deri këtu ka mbërritur infrastruktura e tillë që ta bëjë të mundur këtë lloj lëvizshmërie”.

 

 

Sipas kryebashkiakut, projekti i radhës është Përroi i Gjerozës. “Është projekti më i madh dhe përroi ka nevojë për sistemim.

Mezi po pres të fillojmë punë në atë kantier”, tha ai. Puna ka ecur mirë edhe për Unazën e Madhe.

“Jam në kontakt edhe me Belindën dhe grupin e ARRSH-së, që edhe aty po bëhet lidhja e mirë me IKV-në. Ne do bëjmë pjesën e Kinostudios, ku lidhet autostrada me rrugët urbane dhe ai sheshpushim do e kthejë si pjesë e Tiranës policentrike dhe qendrën,” tha kreu i Bashkisë.

Veliaj tha se ky mandat do të jetë i fokusuar te zonat periferike ku lidhet pjesa e komunave me pjesën e Tiranës urbane./ S.M

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV