Vrau motrën e saj/ Flet 40-vjeçarja: Veprova në kushtet e vetëmbrojtjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një krim i rëndë ka tronditur kryeqytetin shqiptar, ku një 40-vjeçare ka vrarë me thikë motrën e saj ditën e djeshme. Fillimisht familja raportoi për një vdekje natyrale të 37-vjeçares Armanda Pushani, por më pas u zbulua se viktima kishte plagë të shkaktuara me mjet prerës.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi se krimi dyshohet se ndodhi për shkak se viktima ishte e alkoolizuar dhe agresive në familje. Dy vajzat jetonin me nënën e tyre në një banesë në rrugën “Hajdar Hidri” në kryeqytet. Kështu ka deklaruar dhe autorja Marsela Pushani e arrestuar nga policia menjëherë pas krimit. Në dëshminë e zbardhur nga gazetari Çlemeta mësohet se ajo ka thënë se ka vepruar për vetëmbrojtje, pasi 37-vjeçarja i kishte kërcënuar se do t’i vriste.

“Veprova në kushtet e vetëmbrojtjes, na kërcënoi se do na vriste. Prej më shumë se 10 vitesh motra Amanda Pushani ishte e alkoolizuar dhe problematike. Debatuam me të që të linte alkoolin, Amanda më kërcënoi mua dhe mamanë”, ka thënë 40-vjeçarja kur është marrë në pyetje nga policia.

Autorja e krimit, 40-vjeçarja Marsela Pushani punonte si mësuese gjuhe në një shkollë në kryeqytet dhe dy vajzat jetonin me nënën e tyre në një banesë.

Ajo dhe ëma kanë deklaruar se viktima Amanda Pushani, e cila ishte e papunë shkonte nëpër markete dhe i kërcënonte shitësit se do iu shkatërronte dyqanin nëse s’i jepnin pije alkoolike./E.T

Të fundit

Dua Lipa në superformë, ndan foto nga festa e 30-vjetorit: Viti më i bukur

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa festoi dje 30-vjetorin e datëlindjes, ndërsa ka zbuluar për fansat disa foto nga festa me...

“Ia bëra mira”, shokon shqiptari që vrau gruan në sy të fëmijëve

Nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese 40 vjeçari shqiptar në Greqi, Pandeli Nakoleci, i cili një ditë më parë vrau me thikë bashkëshorten e...

Bosi në regjimin “41 bis” kërkon të hajë darkë në orën 22:00, reagon gjykata

Antonio Piromalli, i njohur si një nga krerët e mafies kalabreze ‘Ndrangheta kërkoi një privilegj të pazakontë në burgun e Parmës ku ndodhet në...

E pësojnë shqiptarët/ Deputeti britanik kërkon deportimin masiv të emigrantëve

Kreu i partisë Reform UK, Nigel Farage, do të kërkojë deportimin masiv të azilkërkuesve në një projektligj të ri për migracionin e paligjshëm që...

“Vdekja, kjo Zonjë madhështore!”Çfarë shkroi Artur Zheji për vdekjen 1 vit më parë

Jo më larg se gati 1 vit më parë gazetari dhe publicisti i ndjerë Artur Zheji që u nda nga jeta këtë të shtunë,...

Lajme të tjera

Web TV