A duhet të quhet ‘normale’ ndarja e fjalëkalimeve me partnerin?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në çdo marrëdhënie duhet të ketë kufij. Pavarësisht nëse janë kufij fizik apo kufij emocional, si ju ashtu edhe partneri, keni të drejtën të ndiheni rehat në çdo situatë. Kur bie fjala tek teknologjia, ka edhe këtu kufij që duhen marrë parasysh.

Cila është një nga pikat më të zakoshme që shkakton grindje? Fjalëkalimet.

A është normale që të ndani fjalëkalimet me partnerin? A është kjo një çështje besimi dhe pasigurie? Apo duhet të jeni në gjendje t’i besoni partnerit, aq sa nuk keni nevojë të hyni kaq shumë në hapësirën e tij?

Para së gjithash është e rëndësishme të kuptojmë që nuk ka një ‘normale’, kur bëhet fjalë për sjelljet e çifteve.

T’i keni ose jo fjalëkalimet varet nga ju dhe partneri juaj, por gjithmonë qëndron një ‘pse’ pas kësaj. Nëse e doni fjalëkalimin e partnerit, për arsyen se nuk keni besim tek ai, atëherë këtu ka çështje me të mëdhaja për të diskutuar. Që do të thotë të merreni me pyetjen: ‘Pse nuk keni besim tek partneri?’

Ndalemi tek se sa e rëndësishme është privatësia në një lidhje. Kjo është në varësi të seriozitetit të marrëdhënies që keni.

Nëse ju dhe partneri juaj vendosni të ndani fjalëkalimet e njëri-tjetrit, atëherë kjo duhet të ndihet shumë e natyrshme. Kur ju keni besim në një marrëdhënie, njohja e fjalëkalimit nuk duhet të ndihet si përgjim. Sidoqoftë, situata mund të ndërlikohet kur partneri ndihet në çdo moment nënkontroll.

Janë disa situata kur ju duhet ta shikoni me dyshim partnerin: nëse papritmas shihni që ai/ajo ka shumë fjalëkalime; e fsheh telefonin ose e fik në praninë tuaj.

Lexo edhe :  Instagrami emocional, “fajtori” i gjumit të keq. Këshilla për ta shmangur

Nuk ka asnjë mënyrë të përcaktuar si ‘e duhura’ në një marrëdhënie, ose për të trajtuar privatësinë në një marrëdhënie. Për sa kohë që edhe ju dhe partneri juaj jeni të kënaqur me kufijtë që keni vendosur, atëherë jeni duke bërë zgjedhjen e duhur. Sidoqoftë, nëse ka çështje themelore të besimit, siç thonë ekspertët, atëherë përpiquni t’i flisni ato dhe të punoni përmes tyre. Ju dhe partneri juaj meritoni të jeni të lumtur dhe t’i besoni njëri-tjetrit, pavarësisht nëse e dini apo jo kodin e tyre me katër shifra./E.Ç

Të fundit

Shtyhet seanca për ish ministrin Fatmir Mediu, gjyqtarja Irena Gjoka me raport mjekësor

GJKKO ka shtyrë seancën gjyqësore për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili eshte nen hetim per dosjen...

Arrestohet në Britani 39-vjeçari shqiptar, gjykata e Fierit e ka dënuar me 5 vite burg!

Një 39-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia britanike. Në kuadër të operacionit të koduar “Akuzat” u vu në pranga shtetasi...

“Unë vetë jam i pakënaqur”- Rama: Por në asnjë mënyrë me një politikan të lashtë!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një diskutimi virutal me qytetarët në rubrikën Sy mSy, është shprehur se edhe vetë është i pakënaqur në shumë gjëraa,...

Rama thirrje emigrantëve në Greqi: Votoni, mos e lini për ditën e fundit!

Kryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin me ndjekësit përmes rubrikës “Sy m’sy”. Ai po iu përgjigjet pyetjeve që i kanë adresuar në platformat sociale. Rama thirrje...

Këmbimi valutor 6 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro?

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86 lekë dhe do të shitet me 87.2 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV