Nuk ka asnjë vend në Europë ku gratë fitojnë më shumë se burrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 59 vende ku gratë e rritura janë më të arsimuara se burrat, hendeku mesatar i të ardhurave është 39 përqind, sipas të dhënave të reja të barazisë gjinore të publikuara nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Sipas Platformës së Kërkimit të Arsimit Erudera, rezultatet e hulumtimit të fundit tregojnë se nuk ka asnjë vend në Europë ku gratë fitojnë më shumë se burrat, edhe pse gratë kanë një nivel arsimimi më të lartë ose të njëjtë me burrat.

Sipas raportit të PNUD-it, në 59 vende, gratë priren të tejkalojnë burrat në numrin mesatar të viteve të shkollimit, me një ndryshim të vogël që varion nga dy vjet në rreth një muaj. I njëjti raport zbulon se janë gjithsej 17 vende në Europë ku gratë marrin më shumë arsim, por të ardhurat e tyre vjetore janë më të ulëta në krahasim me burrat.

Hendeku i të ardhurave është i dukshëm në Irlandë, ku burrat fitojnë pothuajse 40 për qind më shumë se gratë (përqindja llogaritet në bazë të të ardhurave mesatare), edhe pse gratë kalojnë katër muaj shtesë në arsim në krahasim me burrat. Gratë në Irlandë fitojnë 30,402 dollarë (28,040 €) më pak se burrat në vit.

Në Hungari burrat shpenzojnë tre muaj shtesë në arsim krahasuar me gratë dhe fitojnë 14,353 dollarë (13,237 €) më shumë se ata, në Mal të Zi burrat shpenzojnë tetë muaj më shumë se gratë në shkollë dhe fitojnë 10,066 dollarë (9,284 €) më shumë se gratë.

Në Rumani, burrat shkojnë në shkollë për gjashtë muaj shtesë në krahasim me gratë dhe fitojnë 11,320 dollarë (10,440 €) më shumë se gratë. se ata.

Lexo edhe :  Deklarata konfuze e Selena Gomez-it: Nuk kam shoqe, vajzat janë të këqija

Në Maqedoninë e Veriut, burrat kalojnë një vit shtesë në shkollë në krahasim me gratë dhe fitojnë 9,569 dollarë (8,825 €) më shumë se gratë./E.Ç

Të fundit

Macron: Franca, afër krijimit të koalicionit të instruktorëve ushtarakë për Ukrainën

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, thotë se dëshiron ta finalizojë krijimin e një koalicioni të instruktorëve ushtarakë për Ukrainën,...

Gjermania mposht me përmbysje Greqinë, Anglia pëson disfatë në “Wembley”

Gjermania luajti edhe testin e fundit miqësor para Europianit të shtëpisë, teksa tashmë vëmendja e skuadrës së Nagelsmann shkon te ndeshja hapëse e kompeticionit,...

Prag Euro 2024, Duka: Tani fillon pjesa më e bukur

Shqipëria mundi 3-1 Azerbajxhanin, në miqësoren e fundit para Europianit. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka bërë një postim në rrjetet...

E rëndë në Danimarkë, kryeministrja Frederiksen sulmohet fizikisht

Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen është sulmuar fizikisht nga një burrë në qendër të Kopenhagenit të premten në mbrëmje, sipas një deklarate zyrtare. Incidenti ndodhi...

Modelja e famshme dedikim për të dashurën e saj: Dy vjet plot jetë

Cara Delevingne nuk mund të ishte më e dashuruar, duke i dedikuar fjalë plot dashuri partneres së saj Minke me rastin e përvjetorit të...

Lajme të tjera

Web TV