Qytetarët e Kosovës 50 për qind të parave i shpenzuan gjatë udhëtimeve në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpenzimet e udhëtimit të qytetarëve të Kosovës jashtë vendit, gjatë muajin qershor kanë arritur vlerën e 58.9 milionë eurove që paraqet rritje prej 18 për qind. Prej të cilave rreth 46 për qind janë shpenzimet në Shqipëri.

Rreth 50 për qind e shpenzimeve të qytetarëve të Kosovës u përdoren gjatë udhëtimeve në Shqipëri.

Shpenzimet e udhëtimit të qytetarëve të Kosovës jashtë vendit për muajin qershor janë rritur për 18 për qind.

“Shpenzimet e udhëtimit të qytetarëve të Kosovës jashtë vendit, gjatë muajin qershor kanë arritur vlerën e 58.9 milionë eurove që paraqet rritje prej 18 për qind, prej të cilave rreth 46 për qind janë shpenzimet në Shqipëri”, thuhet në raportin e Bilancit të Pagesave të prezantuar nga Banka Qendrore e Kosovës.

Për sa i përket shërbimeve, 90 për qind të shpenzimeve të udhëtimit është krijuar nga diaspora e Kosovës.

“Kategoria kryesore e shërbimeve janë shërbimet e udhëtimi. Vetëm gjatë muajit qershor në Kosovë shërbimet e udhëtimit kanë arritur vlerën 141.3 milionë euro, vitin e kaluar në këtë periudhë kanë qenë 132.3 milionë euro apo 7 për qind më të ulëta se këtë vit.

Rreth 90 për qind e shpenzimeve të udhëtimit në Kosovë, përkatësisht 126.6 milionë euro janë shpenzimet e diasporës. Krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, diaspora këtë vit ka shpenzuar rreth 15 për qind më shumë”.

Deficiti i bilancit tregtar deri më muajin qershor arriti në vlerën e 2.1 miliardë eurove, që është niveli më u lartë krahasuar me vitin paraprak, ndërsa shërbimet kanë shënuar bilanc pozitiv, me një rritje prej 36 për qind.

“Bilanci tregtar në mallra në kuadër të Bilancit të Pagesave, deri në qershor 2023, kishte deficit në vlerë prej 2.1 miliardë euro, që është deficit më i madh tregtar krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Lexo edhe :  Elisa Spiropali: Me Shqipërinë në Evropë apo në gropën e atyre që s’dolën dot as vetë?

Shërbimet, deri në qershor 2023, kanë shënuar bilanc pozitiv në vlerë 553.2 milionë euro, që paraqet rritje prej 36 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022 apo 407.8 milionë euro”.

Institucioni më i lartë financiar në vend pohon se investimet e huaja direkte janë rritur për 14 për qind.

“Bilanci i investimeve direkte në Kosovë deri në qershor 2023 shënoi rezultat prej 271.9 milionë euro, që tregon se vlera e tyre ishte 374.2 milionë euro, është më lartë se të investuara nga qytetarët e Kosovës jashtë që janë 101.9 milionë euro.

Investimet direkte arritën vlerën e 374.2 milionë euro e që paraqet rritje prej 14 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar, prej 327.3 milionë euro deri në qershor 2022”, shton ky institucion.

Derisa investimet tjera shënuan vlerë negative.

“Investimet tjera (investimet në depozita, kredi dhe në kredi tregtare) deri në qershor 2023 kanë shënuar vlerë negative prej 135.9 milionë euro dhe cila i atribuohet kryesisht rritjes së borxhit të jashtëm në Kosovë, në vlerë prej 285.4 milionë euro deri në qershor 2022.

Bilanci i investimeve në letra me vlerë, pa përfshirë letrat me vlerë në kuadër të aseteve rezervë, deri në qershor 2023 janë rritur për 86.7 milionë euro”.

Në fund raportit thuhet se asetet rezervë janë rritur për 78.6 milionë euro, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak rritja ishte për 171.8 milionë euro./ Monitor  /  S.M

Të fundit

Komedia non-grata dhe blofi me kukllën amerikane që po mashtron demokratët

Nga Spartak Ngjela Një komedi ishte kjo, por ai që ka hall sigurisht që do të vijojë të na thotë...

Sot, Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve

Çdo vit, që prej vitit 1982, 18 prilli festohet si Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve. 18 prilli përfaqëson një mundësi për të mbrojtur dhe...

Musk ka një “fëmijë të fshehtë” me Heard? Kompensimi financiar dhe marrëveshja e heshtur

Marrëdhënia e mëparshme e Elon Musk me Amber Heard po kthehet në plan të parë. Një dokument ligjor i depozituar në vitin 2022, si pjesë...

Ribashkohet çifti? Kejsi shfaqet në videoklipin më të ri të Stresit: Sa t’kam dasht

Reperi i njohur Stresi ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një video nga prapaskenat e klipit të këngës së tij më të re,...

Bashkitë rrisin peshën e shpenzimeve për personelin, i ulin për investimet

Vitin e kaluar, shpenzimet e pushtetit vendor arritën gjithsej në 74 miliardë lekë, nga të cilat pjesën më të madhe e zunë shpenzimet e...

Lajme të tjera

Web TV