Do i bashkohet tryezës Berisha–Bardhi?/ Ja si përgjigjet Meta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Meta i është përgjigjur sot interesit të medias, lidhur me faktin nëse do të marrë pjesë apo jo në tryezën e iniciuar nga Gazment Bardhi, me deputetë të opozitës, të cilës iu bashkua edhe Sali Berisha.

Meta u shpreh se deputetët e partisë së Lirisë kanë qenë gjithnjë një vijën e parë të ballafaqimit me regjimit, ndërsa vuri theksin në unifikimin e opozitës.

“Besoj se deputetët e PL kanë qenë gjithnjë në vijën e parë të ballafaqimit me regjimit në parlament edhe kudo. Është e rëndësishme që të 63 deputetët e opozitës t’i përgjigjen asaj kërkese që kanë bërë ata të cilët i kanë votuar në zgjedhjet e 2021 dhe të ndalojnë cdo lloj komukimi me këtë regjim i cili investimin më të madh e ka bërë për të përcarë opozitën për të blerë segmente të caktuara të saj dhe për të përjetësuar këtë regjim kleptokratik që është në kurriz të të gjithë shqiptarëve.” u shpreh Meta.

Lidhur me rikthimin e Lulzim Bashës në krye të PD, Meta tha se në demokraci është shumica që tregon legjitimitet.

“Në demokraci ju e dini shumë mirë se është vota, shumica që tregojnë legjitimitet kur ka një diskutim. Për mua e rendësishme është unifikimi i opozitës dhe dhënia fund e cdo komunikimi me regjimin.” vijoi me tej kreu i PL.

Por a do e ndihmojë Ilir Meta, Sali Berishën në zgjedhjet e pjesshme vendore për bashkinë e Kukësit?

“Këto janë çështje teknike, që merren ekspertët. Urojmë të ketë reflektim të thellë në Kukës nga qytetarët dhe votuesit dhe të japin një mesazh të qartë të dinjitetit dhe ndryshimit”- tha ai. Ndër të tjera Meta u shpreh se PL nuk ka ndaluar në asnjë ditë së bëri opozitë.  / S.M

Të fundit

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku...

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e Botës kudo që ndodhet,  që...

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë marrëveshjet për shkëmbime...

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare

E bekuar me një klimë mesdhetare dhe temperatura të ngrohta që arrijnë deri në 30 gradë Celsius, Shqipëria është një parajsë për adhuruesit e...

Takimi Putin-Trump, blofi i ri i Kremlinit për të vazhduar avancimin në luftë?

Me entuziazmin e tij të zakonshëm, kreu i Fondit Rus për Investime të Drejtpërdrejta dhe njëkohësisht përfaqësues i posaçëm i presidentit rus për bashkëpunimin...

Lajme të tjera

Web TV