“Hiq Lenën, vër Prenën”/ Meta ironizon ndryshimet në qeveri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar ndryshimet në kabinetin qeveritar, ndërsa nuk i kurseu ironitë.

Ai tha se qeveria Rama është gjithnjë e më rëndë, duke treguar kalbjen e saj.

“Hiq Lenën, vër Prenën. Gjithnjë e më rëndë do të shkojë e gjithë qeverisja e kalbur në rrënjët e saj. Një korrupsion skizofrenik.”, tha Meta. Ndërkohë ai shtoi se në 4 vite qeveria punoi për të vjedhur votat e shqiptarëve.

“Aksioni në Parlament e unifikon opozitën, kjo është çështje vullneti dhe jo negociatash. Opozita ka pasur mundësitë që të jetë më e bashkuar. Por s’ka ngelur shqiptar që se di se i gjithë shteti është organizuar që të 4 vite të punoj për të tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve. Të gjithë shqiptarët e kanë nga një patronazhist.”, shtoi ai./E.T

Të fundit

Transferimi i bujshëm tek Arsenali, Gyokeres thyen rekordin e fanellave të shitura

Fanella e Gyokeres thyen rekordin e shitjes pak ditë pas transferimit të tij tek Arsenali. Sulmuesi suedez e bëri...

INSTAT përgatitet për Censin e Bujqësisë, procesi do të kushtojë 891 milionë lekë

Pas përmbylljes së Censit të Popullsisë dhe Banesave në vitin 2023, Instituti i Statistikave po përgatitet për Censin e Bujqësisë. Projektligji është nxjerrë për...

Rama: Së shpejti konsultimi për Projekt-Rregulloren Kombëtare të Hapësirës Publike

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se Elbasani është në rrugën e transformimit urban dhe po “rimerr frymë”, teksa publikon fotot nga lirimi i...

“Kodi i ri Penal, futet në krevatin bashkëshortor!/ I vendos prangat Don Zhuanëve

Nga Florian Bonjaku* (Ish-Prokuror) Të merremi vesh që në fillim: Drafti i ri i Kodit Penal në Shqipëri ka ambicie të mëdha – harmonizim me standardet...

Aeroplani 100 mln dollarë i Marinës Amerikane rrëzohet në Kaliforni (Video)

Një avion luftarak amerikan F-35C u rrëzua të mërkurën pranë Stacionit Ajror Detar Lemoore në Kaliforni, rreth orës 18:30, sipas një deklarate të Marinës. Piloti...

Lajme të tjera

Web TV