Përmbytjet në Greqi, 1 shqiptar mes viktimave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stuhitë e tërbuara që goditën jugun e Ballkanit, përfshinë gjatë natës edhe veriperëndimin e Turqisë.

5 persona humbën jetën dhe 4 të tjerë janë shpallur të zhdukur në qytetin më të populluar të Turqisë, atje ku ujërat e rrëmbyer të përmbytjeve morën me vete automjete dhe përmbytën qindra ndërtesa.

Ndërsa në Greqi u thellua në 2 të vdekur dhe 3 të zhdukur, bilanci i stuhisë katastrofike që goditi të martën rajonet qëndrore dhe perëndimore të vendit.

Mediat greke bëjnë të ditur se një prej viktimave është një fermer shqiptar 51-vjeçar, i cili humbi jetën pas shembjes së një muri në Volos, qytetin e goditur më rëndë nga përmbytjet katastrofike.

Dy viktima nga përmbytjet e të martës edhe në Carevo të Bullgarisë, aty ku autoritetet e shpallën këtë të mërkurë ditë zie.

Stuhitë dhe përmbytjet kanë shkaktuar katastrofë edhe përtej kontinentit, në Brazil atje ku 21 persona humbën jetën në Lazhedu qytetin jugor që u përmbyt i gjithi. /  S.M

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV