Pse po sekuestrohen shumë para të padeklaruara në kufi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia kufitare shqiptare e Kakavijës në kufi me Greqinë sekuestroi këtë javë në dy raste rreth 30 mijë euro të padeklaruara, ndërkohë që rastet e kapjes së parave të padeklaruara janë rritur këtë vit.

Vetëm gjatë muajit gusht policia kufitare shqiptare tha se sekuestroi rreth 295 mijë euro dhe mbi 113 mijë paund, të padeklaruara në pikat e kalimit kufitar, ndërsa mbajtësit e shumave monetare janë proceduar penalisht.

Ligji shqiptar detyron personat që hyjnë ose largohen nga territori shqiptar të deklarojnë shumat financiare duke filluar nga 10 mijë euro, ose kundërvlerën e kësaj shume në monedha të tjera.

Të dhënat policore flasin se shumat e parave të sekuestruara si “të padeklaruara” gjatë këtij viti në kufi shkojnë mbi 1.8 milionë euro ku rastet më të shumta i përkasin Portit të Durrësit, Aeroportit të Rinasit dhe Pikës Kufitare të Kakavijës.

Shifra e deritanishme është dukshëm më e lartë se vitet e tjera dhe në shumicën e rasteve hetimet e policisë janë përqëndruar tek dyshimet se paratë rrjedhin nga aktiviteti kriminal jashtë vendit.

Raporti i fundit i Antidrogës italiane flet se rrjetet kriminale shqiptare përdorin skemën e dërgimit të parave në Shqipëri përmes mjeteve të transportit që kalojnë kryesisht në portin e Vlorës dhe Durrësit.

Sipas hetimeve policore italiane, transportuesit përfitojnë shuma mbi bazë të pëqindjes në raport me sasinë totale të parave që arrijnë të fusin në Shqipëri.

Administrata Doganore shqiptare gjatë vitti 2022 evidentoi 37 raste të mos deklarimeve të vlerave monetare. në Pikat e Kalimit Kufitar ku 14 raste janë konstatuar në Aeroportin e Rinasit dhe 23 në pikat kufitare tokësore dhe detare.

Sipas raportit vjetor të doganave shqiptare në vitin 2022 u kapën rreth 1,3 milionë euro dhe 164 mijë paund, ndërsa gjatë vitti 2021 u kapën rreth 1,3 milionë euro, rreth 392 mijë paund dhe 32 mijë dollarë.

Lexo edhe :  Dita Botërore e Shëndetit, në Shqipëri 245 bebe humbën jetën pa mbushur 1- vjeç në 2023

Numrin më të madh të rasteve për vitin 2022, e përfaqësojnë kapjet e shumave monetare në hyrje të pikave kufitare me 28 raste, dhe kapjet në dalje me 9 raste.

Sipas raportit vjetor të doganave shqiptare, shuma variojnë mesatarisht nga 14 mijë paund deri në 25 mijë Euro./  VOA

(  S.M  )

 

Të fundit

Çudit Trump: Rripi i Gazës është një copë pronë e rëndësishme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e quan Rripin e Gazës pronë të rëdësishme, e cila duhet të kontrollohet dhe...

Modelja turke ndërron jetë gjatë tentativës për t’i ikur policisë

“Miss Evropa” Guler Erdogan ka vdekur tragjikisht pasi tentoi të largohej nga policia. Modelja 27-vjeçare thuhet se ishte nën efektin e alkoolit kur u ndalua...

7 prilli dhe tradhtia e Ahmet Zogut

Spartak Ngjela E kuptoni tani se si ka degraduar historia kombëtare në Shqipëri?! Në 7 prill të vitit 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste. Në Durrës...

Kryeministri Rama: Me mua dhe PS-në të bashkuar drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE

Rama ndau në rrjetet sociale simbolin e dorës, e zgjedhur nga Partia Socialiste për të treguar renditjen në vendin e pestë në listën e...

Zgjedhjet e 11 Majit! Berisha u premton fermerëve mbrojtje sezonale të prodhimeve

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e kandidatëve të PD-ASHM në qarkun e Lezhës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u premtoi fermerëve subvencione...

Lajme të tjera

Web TV