Ushqimet që bëjnë të mundur pastrimin rrënjësor të gjakut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjaku i njeriut grumbullon çdo ditë shumë toksina që vijnë nga ushqimet, ndotja por edhe stresi. Ai ka nevojë të pastrohet sepse toksinat e tepërta ndikojnë tek imuniteti, paraqitja e lëkurës dhe shëndetin në përgjithësi.

Gjaku mund të pastrohet natyralisht nga mushkëritë, veshkat dhe mëlçia, nëse këto të fundit nuk janë të dëmtuara. Megjithatë, njeriu mund ta ndihmojë trupin e vet që të pastrojë gjakun, duke ngrënë më shumë ushqime të shëndetshme.

Në këtë artikull do të zbuloni ushqimet më të mira që kanë veti pastruese të gjakut.

Brokoli
Brokoli është i pasur me kalçium, vitaminën C, acidet yndyrore omega-3, fibër, kalium, mangan e shumë minerale të tjera. Ngrënia e rregullt e brokolit e ushqen gjakun me antioksidantë të cilët eliminojnë toksinat.

Frutat
Mollët, kumbullat dhe pjeshkët përmbajnë fibër e cila pastron gjakun nga toksinat dhe metalet e rënda. Veç tyre, ekspertët e AgroËeb.org rekomandojnë edhe frutat e pyllit si luleshtrydhet dhe boronicat.

Barishtet
Barishtet janë të pasura me antioksidantë. Ato nxisin shtimin e enzimave të mëlçisë që përshpejtojnë procesin pastrues të gjakut. Barishtet më të mira janë: kale, spinaqi, sallata jeshile e barishtet e egra.

Panxhari
Panxhari është burim natyral antioksidantësh që luftojnë inflamacionin dhe mbrojnë mëlçinë nga dëmtimet e ndryshme. Lëngu i panxharit nxit prodhimin e enzimave që pastrojnë gjakun natyralisht.

Limoni
Uji i vakët me limon promovon shpërbërjen e depozitave yndyrore dhe lehtëson veshkat nga barra e pastrimit të organizmit nga toksinat. Mineralet dhe vitaminat që gjenden tek limoni pastrojnë jo vetëm gjakun por janë të rekomanduara për të gjithë shëndetin.

Uji
Veshkat nxjerrin toksinat e gjakut nëpërmjet urinës. Për rrjedhojë, uji është një aspekt i rëndësishëm i këtij procesi. Uji ndihmon në nxjerrjen më të shpejtë të toksinave nga trupi dhe për më tepër ju mban të hidratuar.

Lexo edhe :  6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Ekspertët rekomandojnë pirjen e të paktën tetë gotave ujë në ditë./E.Ç

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV